• |
ide | kryesore

Revoltë në Malmoe, qytetarët kërkojnë heqjen e statujës së Ibrahimovic e kanë një ide si të hakmerren

Sport



Në kohën kur Zlatan Ibrahimovic po merret me merkaton duke lënë në pritje Milan e Bologna në vigjilje të merkatos së janarit, nuk ndalen protestat e tifozëve të Malmoe, të zhgënjyer nga blerja e aksioneve të shoqërisë së Hammarby nga tashmë ish idhulli i tyre. Komuna e qytetit në jug të Suedisë ka marrë mbi 550 kërkesa për ta hequr statujën e Ibra, momentalisht e vendosur përballë stadiumit: sipas ligjit të nordikëve, me mbi 100 kërkesa, propozimi duhet të diskutohet në këshill.

Statuja vazhdon të jetë në shënjestër të vandalëve, që pasi i vendosën në kokë një qese plastike e një pjesë tualeti në krahun e djathtë, i kanë shtuar orët e fundit edhe një parrullë “Juda” në bazë. E madje një tifoz i Malmoe ka nisur një fushatë për të mbledhur 50.000 euro e të ndërtojë një statujë të Markus Rosenberg (286 prezenca me fanellën bardheblu nga 2001-2005 e 2014-2019) 10 centimetra më të lartë se ajo e Ibrahimovic e ta vendosin në krah të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *