• |
ide | kryesore

‘Zemra e pastër fiton’: mesazhi inspirues i Anthony Joshua, pasi u shpall kampion bote ndaj Andy Ruiz

Sport



Anthony Joshua ka shpërndarë një mesazh inspirues pasi u shpall për herë të dytë kampion bote i peshave të rënda. 30 vjecari britanik rifitoi gjerdanët WBA, IBF e WBO me vendim unanim pas 12 taundeve kundër Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite të shtunën në mbrëmje. E në suksesin e tij, AJ ka dëshiruar që fitorja e tij të ndikojë e të motivojë edhe të tjerë në betejat e tyre individuale.

Shoqëruar me një foto në ring, duke mbajtur gjerdanët, Joshua ka shkruar: “Dëshira ime është që dikush që sheh faqen time të vendosë të mos dorëzohet. Zemra e pastër fiton.”

Në një postim të mëpasshëm, kampioni ka shtuar një foto duke përqafuar kundërshtarin Ruiz: “Strategji & ndershmëri! Nuk jam perfekt por mundohem. Faleminderit të gjithë skuadrës, një mbrëmje që do të mbahet mend & falemninderit Ruiz Jr. ne bëmë historinë – 2X”

Joshua pësoi një nga humbjet më tronditëse në historinë e boksit në peshat e rënda, në qershor, kur është mposhtur nga modesti aeksicano-amerikan. Joshua megjithatë ka sigurinë se po kthehet në Angli me gjerdanët, pasi e ka dominuar Ruiz fnga raundi i parë në të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *