• |
ide | kryesore

Florian Agalliu konfirmon largimin nga Top Channel: Mu cënua dinjiteti

Paparazzi, Slider

Florian Agalliu ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”, ndërsa zbuloi edhe planet e tij për të ardhmen në një televizion tjetër, “Ora News”.Ai u largua nga emisioni “Në shtëpinë tonë” bashkë me bashkëshorten Renisa Shabani, e cila ishte autore e programit që prej fillimit të tij.Moderatori nuk tregoi një arsye specifike, por së fundi ai ka zbuluar në një intervostë për Kastro Zizon, se i është cënuar dinjiteti. Ai ka pasur probleme në komunikimin me eprorin dhe se situata u agravua më shumë nga ç’mund të toleronte.

“Shiko, unë nuk e kam folur këtë pjesë në media, por meqë po më jepet rasti po e them çfarë ka ndodhur. Unë kam vendosur të jetoj me dinjitet dhe e kam shprehur kudo që kam shkuar. Për sa kohë me preket dinjiteti na marrëdhëniet në punë, dal nga vetja. Pranoj të jetoj i lirë dhe me kokën lart ashtu si dua unë se sa të jem i varur…


Në momentin që merr përsipër të flasësh me një epror tëndin, duhet të flasësh për marrëdhënie pune, ashtu siç flitet. U agravua situata dhe preferova të shkëpus marrëdhëniet sesa të vijoj të punoj me të njëjtat intonacione të përditshme,” tha ai.

2 Comments

  1. Epo kur ben florian agalliu sikur ka lindur per television. Flori nje aktor medioker patalent moderimi, pa formim , pa sens humori . Gjithe aktoret e deshtuar po bejne tv. Shtyje te Ora nje gjysem viti se nuk te sheh njeri si je si nuk je.

  2. Ca i ke bo vetes te shkosh tek Ora News. Eshte Ora e tmerrit aty…vec ne qe kemi punu e dime. Sna japin as rrogat kur ikim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu