• |
ide | kryesore

Zbulohet artisti që hëngri bananen me vlerë $120,000

Paparazzi, Slider



Kur një artist ngjiti një banane në mur dhe ia vuri çmimin $120,000, të gjithë e dinim ç’e priste veprën e artit.

Punimi, nga Maurizio Cattelan, ishte mjaftueshëm i pjekur për t’u ngrënë dhe prandaj të shtunën, u hoq pa shumë ceremoni nga muri në Art Basel Miami Beach dhe u konsumua nga një tjetër artist, mes të një turme të pranishmish që u shokuan nga veprimi. “Më pëlqeu shumë ky instalacion. Ishte shumë i shijshëm,” shkroi David Datuna në Instagram, nën një video të performancës artistike që e titulloi “Artisti i Uritur.”

Teksa njerëzit afrohen të filmojnë, një grua proteston kundër Datuna-s para se ta pyesë si quhet.

E titulluar “Comedian” vepra e artit konsiston në një banane të blerë në një ushqimore në Miami dhe një shirit të shkurtër ngjitësi. Janë tre punime dhe dy ishin shitur për $120,000 para se e treta të konsumohej publikisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *