• |
ide | kryesore

Paralajmëron Meta: Kam autorizuar Tedi Blushin të publikojë videon e parë…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta se do të autorizojë zëdhënësin e tij Tedi Blushi që të publikojë spotin e parë për çështjen për të cilën dëshmoi sot në prokurori, KED dhe Ardian Dvoranin.

Sipas Ilir Metës, Ardian Dvorani po abuzon me detyrën si drejtues i KED. Ai e quan këtë një rast tmerrësisht flagrant dhe një cështje që askush nuk mund t’i shmanget, ndaj edhe ka kërkuar nga prokuroria veprojë me shpejtësi dhe përgjegjësi për kallëzimin e bërë prej tij.

“Prokuroria ka pas edhe cështje të tjera që kanë qenë të lidhura me tërmetin e 26 nëntorit, po kjo është një cështje që askush s’mund t’i shmanget. Jemi të qetë të duruar do bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë, ky është një rast tepër flagrant. 

Pa dashur të vijoj me ketë cështje, se vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, mund t’ju them se do vijojmë të komunikojmë me qetësi, durim, argumenta me qytetarët shqiptare. Sapo të kthehem do autorizoj Blushin të publikojë spotin e parë për cështjen në fjalë, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e Kushtetutës, dhe integritetin.” – u shpreh Meta.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *