• |
ide | kryesore

Prishet marrëdhënia midis Jessica dhe Justin

Paparazzi, Slider



Jessica Biel, e cila sipas disa burimeve, nuk ndihej e tradhëtuar nga veprimet e çuditshme të Justin Timberlake, në fakt i kërkoi atij që të kërkonte falje publikisht.

Sipas burimeve të Us Weekly, Jessica “e detyroi” Justin-in të kërkonte falje publikisht. “Jessica i kërkoi Justin-in që të postonte një deklaratë ku kërkonte falje në Instagram, sepse ndihej e turpëruar nga veprimet e tij dhe donte që të merrte përsipër përgjegjësitë që i takonin,” tha burimi, duke vënë në dukje më pas që ata “janë ende të bashkuar”.

Pavarësisht raportimeve se marrëdhënia e tyre nuk ndryshoi pas aludimeve për tradhti, sigurisht që punët mes çiftit nuk janë si më parë. Megjithatë po i qëndrojnë në krah njëri-tjetrit.

Justin Timberlake vendosi t’i kërkonte publikisht falje bashkëshortes pas fotove që qarkulluan kudo, në të cilat shihej teksa qëndronte dorë për dore (pa unazën e martesës në gisht) me Alisha Wainwright, të dy aktorë protagonistë në “Palmer”, film ende në xhirim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *