• |
ide | kryesore

Ronaldinho trishton Cristiano Ronaldon: “Messi më i mirë i kohës së tij”

Sport



Messi apo Ronaldo? Një debat i një dekade merr pikën nga një kampion, që vetë në kohën kur luante, magjepste botën e futbollit. Ronaldinho Gaucho pretendon se Messi mund të konsiderohet “më i miri i kohës së tij”. Braziliani, duke marrë pjesë në një event në Meksikë, ka pranuar se ish-shoku i skuadrës është më i miri i kohës së tij, por jo i të gjitha kohërave. “Jam i lumtur për Messi, sepse është një mik, një ikonë për Barcellona. Nuk më pëlqejnë krahasimet, sepse është vështirë të zgjedhësh më të mirin e historisë: kanë qenë Maradona, Pelé, Ronaldo, nuk mund të them se Messi ka qenë më i miri i historisë, por më i miri i kohës së tij”, ka thënë ‘Dinho’ për EFE.

Ronaldinho ka qenë protagonist i një eventi në Centenario de Morelos Stadium, bashkë me ish-kolegun Cuauhte’moc Blanco, që është guvernator i Shtetit. Braziliani ka pranuar të luajë disa miqësore në Meksikë kundër ish-lojtarëve të Ligës meksikane. “Èshtë një kënaqësitë jem këtu. Shpresoj të zbavitem”, ka thënë Ronaldinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *