• |
ide | kryesore

Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohet shefi i komisariatit Librazhd dhe 9 efektivë

Lajme, Të fundit



Shefi i Komisariatit Librazhd dhe 9 efektivë të tjerë policie janë pezulluar nga detyra me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dyshohet se nga ana e punonjësve të policisë është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.

SHÇBA ekzekutoi vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd.

“Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si person i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike”, sqaron policia.

U pezulluan nga detyra

– K/komisar B.H., 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;

– K/komisar A.H., 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Komisar A.K., 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.



1 Comment

  1. Kishte lejuar kultivimin e bimes narkotike ?!Banda e Taulant Balles ?!Joooo,nuk ka mundesi !Nese do te vepronte drejtesia i bie qe e gjithe struktura drejtuese e policise te pezullohej ne rastin me e mire dhe ne cdo rast tjeter te prangosej per bashkpunim !Pse nuk eshte arrestuar Kryetari i Bashkise Librazhd,apo eshte rilindas partiak ai dhe krahu bythperdredhurit qe ne vogeli,Taulant Balles !!!???Shkrini te gjitha strukturat policore ne qarqe dhe kryesisht ne Vlore,ne Fier,ne Shkoder,ne Durres,ne Berat,Kukes,dhe Tirane po ashtu,ka !Mos u ndalni se arrestuari rilindasit e emruar ne krye bashkive te ketyre qarqeve qe duhet te kontrollojne territorin dhe kane strukturat perkatese per ta bere nje gje te tille dhe me ligj !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *