• |
ide | kryesore

Traditat e çuditshme për të pasur një vit sa më të mbarë

F1, Stil



Një darkë me ushqime të shijshme dhe shpenzimi me orë të tëra para programeve televizive janë disa nga gjërat që bëjnë shumica e njerëzve.

Disa vende të botës kanë tradita të tjera. Gjëra shumë të lehta në dukje, por shumë të rëndësishme për këto vende.

Spanja

Sipas traditës spanjolle, nëse vendosni 12 kokrra rrushi në gojë në mesnatë, viti i ardhshëm do të jetë plot lumturi.

Japoni
Në Japoni, tempujt në mbarë vendin tringëllojnë 108 herë, zakon ky i trashëguar nga budizmi. Një zile për çdo mëkat njerëzor të kryera gjatë vitit dhe ky ritual i përgatit ata për një fillim të ri.

Danimarkë
Viti i Ri në këtë shtet festohet duke thyer pjatën dhe gotën në hyrjen e shtëpisë së fqinjëve. Sa më shumë pjesë të thyera që ju gjeni në hyrjen e shtëpisë suaj, aq më shumë fat do të keni në vitin e ardhshëm.

Filipinet

Festën e Vitit të Ri, tradita kërkon që gjithçka të përqendrohet rreth qarqeve, nga sendet që ju mbani deri në ushqimet që konsumoni. Prandaj, mbushini xhepat me monedha, për fat në Vitin e Ri.

Skoci
Skocezët në Vitin e Ri hyjnë në festivalin tre ditor “Hogmanay”, të mbushur plot me zakone. Nga të gjitha traditat që vijnë nga koha e Vikingëve, më e famshmja është ajo në të cilën edhe sot besohet. Kur arrin mesnata, nëse një njeri afro-amerikan është personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj, ju do të keni një vit të mbushur me lumturi. Bonusi është nëse sjell me vete një sasi të mëdha me dhurata dhe ëmbëlsira.

Estoni
Në Estoni nëse hani 7, 9-të ose 12-të vakte në ditë, mund të presësh shumë ushqim dhe lumturi vitin e ardhshëm. Në parim, sa më shumë që hani, do të keni një vit sa më të lumtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *