• |
ide | kryesore

“Për opinionin ndërkombëtar”, Meta publikon në anglisht VIDEON 2 kundër Ardian Dvoranit: Ja përpjekja për grusht shteti!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka publikuar në gjuhën angleze videon e dytë kundër kreut të Këshillit të Lart1ë të Drejtësisë, Ardian Dvoranit.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Kreu i Shtetit shkruan që ky spot i dytë është kthyer në anglisht “për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti”.

“Të dashur qytetarë! Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.

Kujtojmë se përplasja mes Ilir Metës dhe Ardian Dvoranit nisi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku Presidenti e akuzoi kreun e KED se ka shkelur Kushtetutën, duke mos respektuar radhën e përzgjedhjes së emrave nga institucionet përkatëse, përkatësisht 3 nga Presidenca, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë.

Pas përplasjeve të forta në distancë, Presidenti Meta paralajmëroi se do të publikonte edhe video, që sipas tij, përmbanin fakte përvëluese kundër Ardian Dvoranit.



5 Comments

  1. Na lodhe me kete Dvoranin o burre. Boll u more me ushtare se po behesh qesharak. Po the Dvorani e humb automatikisht trecerekun e publikut. Ke 5 muaj qe merresh me pasion te cuditshem me nje njeri qe njerezit as nuk e dine kush eshte dhe me ca vogelsira qe vetem ty te duken sikur jane te rendesishme. I madhi po shkerdhen gjithe Shqiperine ti merresh me nje burokrat te mykur qe zbaton urdhera.

  2. Neri, nuk jane aq te thjeshta reagimet dhe syte me qeska te Like Cepanit.
    Problemi eshte se tashme ka nje strukture te re vendimarje e cila te pakten si po serviret totalisht e pavarur nga cdo srukture tjeter shtetrore, dhe……….. blloku me shenime mund te hapet perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *