• |
ide | kryesore

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve: Kreu i SPAK ka qenë hetues në komunizëm

Lajme, Të fundit



Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit konfirmon faktin se kreu i SPAK Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit, në vitin 1990.

Gazeta Shqiptare ka publikuar dokumentin e AIDSSH, ku thuhet se prokurori Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit dhe ka hetuar dy të rinj shkodranë për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se, shtetasi A.K. ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti.

Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona rezulton se z. A.K., ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim.

Si vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit bën pjesë në kreun 8 të ‘Krime kundër rendit administrativ’ dhe jo në kreun ‘Krime kundër shtetit’, vepra penale këto, të parashikuara në kreun e parë neni 47 të Kodit Penal të vitit 1977”, – thuhet ndër të tjera në dokumentin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

119.-Vendim-2-634x1024.jpg

Më herët ish-kreu i ISPK Agron Tufa ka publikuar një dokument ku sipas tij, tregohet se Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit.

80560945_10220965038626892_1861256972876120064_o.jpg



14 Comments

  1. po ska ndonje gje me u tremb, ne kishim per 30 vite ne krye here pas here nje personazh te recikluar te komunizmit qe quhet sali berisha, qe i njihte mire skutat e bllokut dhe bllokmenet, e kur vjen puna nuk e ndaluam te na drejtonte. desha tju thoja se nuk filloi jeta e shtetit shqiptar ne vitin 90 qe te kemi luksin te hedhim ne kosh njerezit qe kane punuar dhe ne sistemin e shkuar qe na shtypte dhe qe e zgjodhem vete

    1. Është krejtësisht tjetër gjë që të kesh qenë antar i PP si një mjek i shquar që ka për detyrë ti shërbejë shëndetit të çdo njeriu, edhe të kriminelëve të burgosur e ta kesh flakur tej ate teserë partie që prej 30 vitesh, e tjetër gjë që të kesh qenë pjesë e zbatimit të krimeve të diktaturës komuniste, siç kanë qenë oficerët e ish sigurimit, hetuesit e prokurorët apo antarët e KQ të PPSH e udhëheqësit lokalë të kësaj partie.
      Berisha është sulmuar nga enveristët se ishte “komunist” apo se ka 30 vjet që dënon me forcë krimet e komunizmit ?

  2. Opo eshte kokrra e hajdutit, pa vari lesht hetusit. Ai eshte tipik skuth i lokaleve te peshkut neper bllok, ku hap e mbyll pazare.

  3. Ky hetuesi i fund komunizmit do tja u shkely bythen me ndihmen e amerikes salihut likes lulzimes dhe te gjithe te tjereve qe kane vjedhur vrare kercenuar djegur kete popull per 30 vjet,ju shpellkaret e dini sa komunista me teser ka pasur pd e 91,salihu pashko mustafaj meksi ceka te gjithe drejtuesit e institucioneve ministra te 92 ishin komunista te thekur rustem gjata gjygjtar komunist me duar lare ne gjak salihu e beri kryetar gjykates se larte,shpellkare mesoni kush e ka udhehequr pd e kryekomunistit serb salih karaxhic berisha

  4. I paemer nga librazhdi ik se po te qi mamin sekretari I partise. Ik merr pjesen Tate. Nje te qime dhe nje sufllaqe.

  5. O morr i kuq bq po keta cfare po i bejne. Mjerim krim droge vjedhje
    Injorim i te varferve .
    Kesaj i thone parti Socialiste???

  6. Ka denuar te rinj ne 1990 ne shkoder si hetues per agjitacion e propagand , per tentative arratisje. Makabritet. Jo se prisja gje tjeter. Keta jane djaj jo njerez. Keta duhej te ishin ende vete ne burg.

  7. Nuk jane morra,u kthyen ne shushunja keta Mavite o ju qifsha motrat dhe grate soj dhe sorollop kush i riktheu prape keta kriminele .Keta do djegur me benzine qe nga Taku Braho dhe me radhe.

  8. O komentuesa debila! Hetuesit nuk dënojnë njeri. Tani të kesh hapur thjesht një çështje, sepse duhet të kryente detyrën e tij, kjo është komplet punë tjetër. A ka shkuar kjo çështje në gjyq? A është dënuar ky i ri? Mos u nxitoni të villni vrer me gjysmë të vërteta. Edhe një pyetje: pse ky Tufa zotëron këto dokumente shtetërore?! Me ç’të drejtë ky njëri ka fotografuar këto dokumenta dhe na i servir çuditërisht tani?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *