• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Yuri Kim ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Yuri Kim ka marrë dritën jeshile nga Senati Amerikan dhe do të jetë zyrtarisht ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri.

Në nëntor ishte Komisioni i Jashtëm i Senatit i cili e aprovoi dhe para tij Kim theksoi se se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu ajo i mbetet angazhimit për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.
Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori, është gjithashtu personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

KARRIERA DIPLOMATIKE
Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Shba

 

 



5 Comments

  1. Seç kam nje parandjenje te keqe per mafian ne kete vend leshi !Ku hajdutit i ben temena polici e nderon si zoteri,ku perdhunuesin na e bejne kryetar Bashkie e trafikantin e droges dhe kunates e bejne deputet!Ka me keq se kaq,ministri i brendshem ne sherbim te bandes se narkos !Vellai i ministrit pasardhes te brendshem drejton trafikun e droges edhe pse i denuar ne Itali !Kryetar i Bashkise se Vores ne kerkim ndrekombetar,eshte i rilindjes socialiste apo jo ?!Tentatives per vrasjen e policeve ne Elbasan,gjykata me ndihmen e paloprokuroreve e nxjerrin si te paqene askund dhe shperblim do kerkoje per cenim imazhi!Eshte vendi ku 1km linear rruge fushe dynjaja kushton 20 ml euro !!!!Dhe shume me keq se aq asnje i denuar,asnje fajtor !Zot i madh sa skandale ka ky palo shtet qe drejtohet nga nje hajdut i çekulibruar dhe narkoman !Fatkeqesia dhe e keqja e ndjek ngado kete vend me keto qelbesira !Do zoti Ambasadorja do zbyth mekembesit e qeverise ne krye te ambasades dhe personelin ndihmes qe jane thjesht sherbetor dhe ekstremiste te majte e shumente korruptuar!

  2. Nuk na u ndane ne keta -Kinezet -Koreanet-si ambasadore te Amerikes.Me ngjan se Amerika tall bythen me kete vend dhe keta politikane.Ata e njohin me dhemb dhe dhempalle qe jemi popull sharlatan ,idiot duam vetem -komunizmin dhe pjellen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *