• |
ide | kryesore

Gjest i rrallë tek Inter: golashënuesi Lukaku i lë penalltinë talentit Esposito

Sport



Në moshën 17 vjecare Sebastiano Esposito, në thirrjen e parë si titullar në Serie A, kundër Genoa në San Siro ka lënë shenjën e tij me një 11 metërsh të shndërruar në gol në minutën e 19′ të pjesës së dytë. Goli i parë në kampionat, për 3-0 provizor të zikaltërve, por që ka dëshmuar në fakt një tjetër gjë: forcën e grupit dhe unitetin që po shtyn përpara Interin e Antonio Conte.

Pikërisht kështu, sepse ka qenë Romelu Lukaku që i ka lënë të riut mundësinë të godiste nga pika e bardhë, duke i dhënë kënaqësinë e golit në ditën që zëvendsoi të skualifikuarin Lautaro Martinez. Penalltia u fitua nga Gagliardini për një faull në zonë të Agudelo, por një golashënues që kërkon këpucën e Artë në sezonin e tij të parë në një kampionat si Romelo Lukaku, është një gjest i rrallë të heqësh dorë nga një gol, për ti dhënë kënaqësinë një djaloshi premtues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *