• |
ide | kryesore

Shiten në ankand për 165 mijë euro syzet e John Lenon

Paparazzi, Slider



Një palë syze dielli të John Lennon janë shitur nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s për 137.500 sterlina, ose rreth 165 mijë euro.

Shitja ndodhi fundjavën e kaluar në Londër, ndërkohë që emri i blerësit nuk bëhet me dije.

Ishte ish-shoferi i ‘Beatles’, Alan Herring, ai që i nxori në shitje, bashkë me një letër shoqëruese, ku shpjegonte se si i kishte shtënë në dorë.

Lennon, shkruan Herring, i kishte lënë syzet në sediljen e pasme të makinës Ringo Starr në verën e vitit 1968.

“Kur John zbriti nga makina, pashë që kishte lënë syzet e diellit dhe njëri xham ishte shkëputur nga skeleti. E pyeta John nëse donte që t’ia çoja për tu riparuar. Por ai më tha që të mos shqetësohesha. Nuk i riparova asnjëherë, por i mbajta ashtu siç John i kishte lënë”, shpjegon Herring.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *