• |
ide | kryesore

Shqiptari i mirë i Serbisë që dëgjon muzikën e Bregoviçit

Blog, Ide

Kjo që po ndodh sot është vijim i skenarit të mirënjohur serbomadh për përçarjen e shqiptarëve. Ata me kohë janë përpjekur të bëjnë dallimin midis “shqiptarit të keq” dhe “shqiptarit të mirë”.

“Shqiptari i keq” është ai i Kosovës: i egër, e kryengritës. “Shqiptari i mirë” i Serbisë është ai i Shqipërisë: i butë e i qytetëruar. “Shqiptari i mirë” është ai që vazhdon diplomacinë dhe tregtinë me Serbinë, edhe kur Kosova është në flakë. Është ai që kërcen me muzikën e Bregoviçit edhe pse e ka dëgjuar që me këtë muzikë çetnikët frymëzoheshin për të masakruar njerëz të paarmatosur, gra e fëmijë, në Bosnje dhe Kosovë. “Shqiptari i mirë” madje i dhuron Bregoviçit çelësin e Tiranës.


Në histori, “shqiptarë të mirë” kanë qenë Esat Pasha që i hapi rrugën për në det ushtrisë së shpartalluar serbe, në mënyrë që ajo disa vite më vonë të digjte e të masakronte edhe njëherë Kosovën. “Shqiptar i mirë” ishte edhe Enver Hoxha që i hapi rrugën masakrës së Tivarit dhe e mbuloi me heshtje sa kohë që zgjati sundimi i tij. Pas rënies së komunizmit, “shqiptari i mirë” është diplomati që thotë se “ne nuk do të prishemi me Serbinë për hir të Kosovës”.

Kryeministri Rama po vepron sipas skenarit serbomadh të “shqiptarit të mirë”. Kur Vuçiçi e Thaçi, “shqiptari i mirë” nga Kosova, diskutonin me harta përpara për ndarjen e Kosovës, Rama thoshte se Shqipëria do ta mbështeste çdo marrëveshje që do të arrihej dhe kur plani dështoi tha se nuk kishte qenë asnjëherë dakort me ndarjen e Kosovës. Kur “shqiptari i keq” i Kosovës i vendos taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia, Rama i thotë që ta heqë. Dhe ai thotë në anglisht që udhëheqësit evropianë të pranishëm ta shohin se ai është “shqiptari i mirë” që nuk do t’i krijojë probleme Serbisë. Kur “shqiptari i keq” i Kosovës thotë që do të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë, “shqiptari i mirë” Rama turra-vrapin e ndal në Ohër ku dakordohet për mini-shengenin me Vuçiçin e Zaevin dhe paturpësisht thotë se “Kosova u vetë-izolua”.

Kur “shqiptarët e këqij” të Kosovës heqin bukën nga goja dhe ia japin të pastrehëve të tërmetit në Shqipëri, Rama e thërret Vuçiçin në Durrës që të luajë rolin e bamirësit. Kur “shqiptari i keq” i Kosovës i thotë shqiptarit të Shqipërisë se “dhimbjen do ta përballojmë bashkë”, Rama ulet në një tryezë me Vuçiçin, i cili sapo ka mohuar masakrën e Reçakut.

Ne, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarë, jemi mbledhur para tyre, për t’u thënë Ramës e Vuçiçit se edhe në Shqipëri jemi “shqiptarët të këqij”, sepse Reçaku është yni, dhimbja e Kosovës është edhe dhimbja e Shqipërisë. Kosova është e jona, është Shqipëri. Ne jemi dhe do të jemi bashkë!

*Marrë nga Facebook i autorit

11 Comments

  1. Ate imazhin e autokolones kosovare
    Ne oret e pare te mengjesit pas termetit nuk Ka tavoline me mbulese te zeze qe e fshin nga mendjet dhe zemrat Tona
    Ne jemi nje gjak ne jemi vellezer smund te na fuse ne sherr komshiu qe do te transportoje mallrat.

    1. Ajo fotografia e autokolones ishte lajm i rreme. I perkiste vitit 2017. Sa i perket shkrimit, po eshte e vertete qe asnje veprim nuk duhet te ndermerret qe mund te shikohet nga Kosova si veprim kunder saj. Rama nuk me perfaqeson ne kete vendim. Mua si qytetar te Shqiperise nuk me ka pyetur njeri per Minishengenin. Shqiptaret e Kosoves te mos e harrojne se 1 milion shqiptare te Kosoves u strehuan ne Shqiperi gjate luftes. Mos e permendi ne cdo moment buken qe shqiptaret e Kosoves kane hequr per termetin.

      1. O Enea,me ate fjaline e fundit qe thua, po ku e pe mo qe Fara E hisllit eshte kosovar? Ai eshte nje nga komentuesit e lapsit dhe nuk e di qe eshet kosovar.Si e dallon ti? Apo geget nuk i quan pjese te Shqiperise dhe i quan te gjithe kosovar?Apo e kishe per autorin? Autori eshte Prof. Dr. Enis Sulstarova, eshte ne Vetevendosje Tirane por nuk eshte kosovar. Si nacionalist qe eshte,ka dashur te shkruaje dicka mire per Kosoven. Mos i banalizo gjerat, jo me buken , jo me foto te paverteta. Thelbi eshte te Minishengeni

      2. Edhe Enisi edhe Enea kane shume te drejte. Eshte e vertete qe ka nje ekzagjerim me permendjen e ndihmes per termetin. Ndihma nuk permendet aq me pak kur nuk eshte as e kerkuar. Gjithashtu, ajo qe thote Enisi eshte shume e vertete. Ka nje doktrine te hershme Serbe qe synon percarjen e Shqiperise me Kosoven. Tek Rama gjeten njeriun perfekt per kete pune.

  2. Ne Tirane ka qene nje Xhaferr Deva nga Kosovar qe krey masakren e 11 shkurtit.,por askush nuk barazon kosovaret me Xh.Deven.
    Kjo V V ka nje patriotizem patetik por qe realist nuk formon dot asnje qeveri,ngelet ne me ulerima.
    Hitleri zhduku rreth 35 million njerez por ama te gjithe duan Gjermanine,
    Serbia ka faje shume te medha,por kur USA e perkrah kete takim tregon se duhet ecur para.Per BE Ne jemi te vdekur fizikisht dhe moralisht.

  3. Shkrim propogandistik me elemta te nje nihilizmi te pa vend. Shkrim qe e perdor historine sipas orekseve politike te çastit. Keshtu e ka perdorur historine dhe Hitleri, Musolini, Stalini e po te doni dhe Enver Hoxha, e dihet fundi i tyre. Nuk na duhen hartime te tipit Qemal Stafa na duhen analiza te argumentuara e bindese per raportet qe do kene shqiptaret ne kete pjese te ballkanit me te tjeret qe gjithshtu jane nga kjo pjese e Ballkanit. E theksoj roli qe kane sot shqiptaret kudo qe jane ne kete pjese te ballkanit dhe raporti i tyre me fqinjet historine si ka qene pak a shume e dime pyetja eshte a jemi te afte te percaktojme te ardhmen tone historike?

  4. Ne 26 nentor ra nje termet mbi 6 balle. U vrane 51 vete. Shume njerez humben pasurine e vetme, shtepine ku fusnin koken. Si do u veje halli? Asgje nuk duhet te na shperqendroje nga kjo.

  5. Vellezer Kosovar , mos harroni asnjehere , ju jeni pjesa me e mire e gjakut dhe e vllazerise Shqiptare , ju jeni ajka e ketij kombi . Vetem respekte per ju .

  6. Përgjithësisht shkrimi i qëndron realitetit se Serbia ka quajtur “shqiptarë të mirë” të gjithë ata shqiptarë jashtëqitje të kombit të cilët kanë shitur atdheun për ca para të qelbura, e quante “shqiptarë të këqij”, cilindo shqiptar nga të dy anët e kufirit, që ka luftuar kundër pushtuesit serb apo që e ka mbështetur këtë luftë.
    Padyshimi që numuri i “shqiptarëve të këqij” për serbet, ka qunë shumë më i madh në Kosovë se në Shqipëri, pasi për 45 vitet komunistët shqiptarë të Shqipërisë, pjellë e partisë komuniste jugosllave, shqiptarët e jashtë kufijve, pra gati gjysmën e popullit tonë të pushtuar nga sllavët, me propogandat e tyre i quanin “jugosllavë”.
    Autori përmend vetëm Thaçin si “shqiptar të mirë” për serbët e kjo nuk më duket fort realiste.
    Bile dihet historikisht që kjo ndarje në shqiptarë të mirë e të këqij sipas oreksit të qeverive serbe, ju referohet kryesisht shqiptarëve të Kosovës e jo atyre të Shqipërisë. Dihet që gjatë okupimit sllav, si në Prishtinë, edhe në Shkup apo Titograd, Jugosllaviia kishte krijuar qeveri kuislinge lokale, me shqiptarë “të mirë” sipas saj.
    Edhe qeveria komuniste enveriste në Shqipëri, meqë diktatori Hoxha ishte një përzgjedhje serbe, gjatë Luftës e deri në vitin 1949, kur Tito u prish me Stalinin, konsiderohej një qeveri kuislinge e Jugosllavisë e bile de fakto ishte një republikë e shtatë e saj..
    Enveri shfrytëzoi konfliktin Tito-Stalin, kur e pa që i rrezikohej pushteti i tij personal e kur serbët kishin piketuar Koçi Xoxen për ta zëvëndësuar, pa edhe u “prish ” edhe ai me Jugosllavinë.
    Propoganda enveriste e ka trajtuar ate ndarje, si shfaqje patriotike të diktatorit shqiptar,
    Por a mund të konsiderohet ajo ndarje si një veprim patriotik ?
    U nda me Titon që ishte një “komunist më i mdoreuar” e u bashkua me një diktator si Stalini e më vonë me një diktatorin kinez Mao ce Dun, pra vetëm duke ndruar padronëz që nga Ballkani e Rusia, deri në Kinën e largët aziatike.
    Këtu vijmë me abuzimet propogandistike komuniste në shtrembërimin e historisë.
    Padyshim se Gjermania hitleriane ishte një shtet agresiv pushtues që i solli vitima të shumta jo vetëm popujve që pushtoi e hebrejve, por edhe popullit gjerman.
    Por duhet pranuar për hir të vërtetës historike, se trupat e Vermahtit nazist në Shqipëri , ishin kalimtare e nuk ndenjën më shumë se dy vjet.
    Shtoi këtij realiteti, edhe realitetin tjetër që Gjermania naziste gjatë pushtimit, njohu kufijtë etnike të Shqipërisë reale, ku përfshiheshin edhe teritoret e banuar me shqiptarë në Jugosllavi.
    Një pjesë e elitës intelektuale nacionaliste shqiptare , përfshirë edhe rrethin e patriotëve të Rilindjes shqiptare që kishin luftuar për pamvarësinë e gjithë trojeve shqiptare e krijimin e një Shqipërie në kufijtë e saj natyralë etnikë, besuan se pushtimi kalimtar nazist (në 1943, vitin kur ata erdhën në Shqipëri, në Europë ishte krijuar bindja qe aventura e Hitlerit nuk e kishte të gjatë) dhe “kolaboruan” me gjermanët..
    Tani le të ndajmë se cilët “kolaboratorë” me të huajtë ishin më antikombëtarë në trojet shqiptare, kolaboracionistët që pranuan pushtimin shekullor të trojeve shqiptare nga sllavët për mbi një shekull, apo “kolaboracionsitet” me Gjermaninë që si në kohën e Hitlerit, edhe sot, kanë mbështetur aspiratat e shqiptarëve për tu çliruar nga pushtimi sllav ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu