• |
ide | kryesore

Elvana Gjata fitoi vendin e dytë në Festivalin e Këngës, Alketa Vejsiu i kërkon falje publike

Paparazzi, Slider



Arilena Ara u shpall fituese e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës në Rtsh. Mes 12 konkurentëve dhe përballë Elvana Gjatës (e cila qysh në fillim mendohej se do të ishte fituesja e festivalit) 22, vjeçarja nga Shkodra me këngën Shaj arriti të triumfoj dhe të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion. Ajo çfarë nuk ishte parë asnjë herë më parë, është falja publike e Alketa Vejsiut ndaj Elvanës, a thua se mes tyre ishte bërë një pakt dhe juria e suprizoi në moment të fundit. Kjo u vu re edhe në reagimin e vetë moderatores kur perfaqësuesi i jurisë shpalli Elvanën më këngën “‘Me Tana” në vendin e dytë. Gjatë monologut Alketa foli mjaft për meritokracinë, madje dhe në postin ku i dedikoi disa rreshta falje Elvanës, por la të kuptoj që nëse do ishte në dorë të saj do ja jepte Elvanës dhe jo fitueses aktuale që publiku e brohoriti pothuajse disa minuta pa reshtur. LAPSI.AL



3 Comments

  1. Nuk e di c’dreqin ju ka kapur me Elvanen ju te lapsit, por fakti eshte qe tre te huajt e kishin votuar me piket maksimale. Humbjen e ka prej shqiptareve.

  2. Kenga e Elvanes ishte e dobet dhe tallava, plus qe kishte futur motive greke ne melodi dhe ne performancen skenike. Si kenge ishte kopje e shemtuar e kenges Fuego te Enteles nga Fieri. Ndersa kenga e arilenes nuk e meritinte vendin e pare pasi nuk ishte me autorsi 100% shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *