• |
ide | kryesore

Flet Kejvina: Pse mu sekuestrua makina dhe telefoni nga policia

Paparazzi, Slider



Kejvina Kthella ka qenë e ftuar në emisionin “ThumbOn”, ku foli për jetën luksoze që është përfolur si dhe sekuestrimin që i bëri gjykata të automjetit dhe llogarisë bankare pasi kishte lidhje me autorin e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Fatma Haxhialiu: Është e vërtetë që t’i kanë bllokuar të gjitha kartat, makinën, të kanë nxjerrë nga shtëpia?

Kejvina Kthella: Unë shtëpinë time e kam akoma shyqyr zotit dhe do e kem gjithmonë sepse unë nuk kam lidhje me asgjë. Fati im i keq është që unë njihem dhe e kanë përdorur emrin tim në shumë raste. Kartat i kam, makinën e kam në emrin tim dhe është blerë nga banka ime. Me duket banale të flas për sendet e mia dhe jetën private. Kam qejf që njerëzit të më njohin si Kejvina.

Fatma Haxhialiu: Ke shprehur se harxhon 200 mijë lekë në ditë, leku i madh moj motër.

Kejvina Kthella: Ja kam futur kot, atë ditë isha e mërzitur. Doja të ekzagjeroja çdo gjë dhe e ekzagjerova. Sot kam harxhuar vetëm 300 lekë sa për një paketë cigare. Edhe bukën e ha në shtëpi që të mos harxhoj lekë.

Pas arrestimit të Rrajës, policia e mori në pyetje për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Sekuestrimi është bërë për llogari të hetimit, pasi Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e arrestuar si autor i atentatit, Redjan Rraja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *