• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian një tjetër shans ishit që e tradhëtoi

Paparazzi, Slider



Marrëdhënia e Kourtney Kardashian me Younes Bendjima ka qenë gjithmonë ndër më të komentuarat në media, kjo për faktin se ato ndahen e ribashkohen shumë herë.

Dyshja u nda një vit më parë për shkak të tradhtisë së Bendjima, mirëpo duket se kjo për Kourtney-n është e shkuar dhe e harruar.

Ata u panë së bashku disa ditë më parë në një club në Miami, ndërsa burime për “People” kanë treguar se Kourtney ka ndërmend t’i japë edhe një tjetër shans ish-it.

“Më parë, Kourtney ishte shumë e lumtur që po dilte me Younes dhe ndihet njësoj edhe tani. Ata bënë një pushim të gjatë pasi Kourtney ndjente se s’mund t’i besonte. Ai po përpiqet ta bindë se ajo në fakt mund t’i besojë. Younes nuk ishte vetëm një i dashur i përkryer, por ishte gjithashtu i përkryer me fëmijët e Kourtney-t. Ata e pëlqejnë me të vërtetë. Nuk është e lehtë të jesh një mama dhe të dalësh me dikë. Kourtney e di këtë. Duket se ajo po i jep Younes një tjetër shans dhe duket shumë e lumtur për këtë.”- ka treguar burimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *