• |
ide | kryesore

Kylie fshin nga rrjetet sociale të gjithë dhuratat kushtuar Stormit pasi irritoi ndjekësit

Paparazzi, Slider



Miliarderja 22-vjeçare Kylie Jenner na la të gjithëve pa fjalë me super dhuratat për të voglën e saj, Stormi-n, në Krishtlindjen e saj të parë.

Në këtë ditë feste, Stormi bëri bashkë mamanë dhe babain, të cilët i bënë një suprizë madhështore që e gëzoi të voglën pamasë.

Ndër të tjera, Kylie i dhuroi të bijës edhe një unazë diamanti dhe një poni, veprim i cili ka irrituar ndjekësit.

Shumica shprehen se ky është një gjest i tepruar, pasi ato para mund të shpenzoheshin për diçka të vlefshme, si për t’i blerë ushqim personave në nevojë ose për të mbjellë pemë.

Mesa duket, këto komente e kanë shqetësuar Kylie-n, e cila ka vendosur papritur të fshijë të gjitha postimet e dhuratave për Stormi-n dhe të mos tregojë më asgjë nga dita e tyre e Krishtlindjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *