• |
ide | kryesore

Festë në fushë për lamtumirën e Forlan: sulmuesi i Barcelonës përfundon portier

Sport



Diego Forlan i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. E ka bërë në një mbrëmje spektakël të organizuar në ‘Centenario’ të Montevideo, ku ka mbledhur shumë miq e kolegë futbollistë për ndeshjen Uruguay-Miqtë (përfunduar 6-6). Prezentë ndër të tjerët, ish-lojtarët e Inter Cambiasso, Zanetti e Milito, por nuk mungonin edhe emrat të tjerë që kanë bërë jehonë në kohën e tyre si Juan, Riquelme, Veron, Pena, Maxi Rodriguez, Pacheco, Moura, Chevanton, Stuani, Zalayeta e Luis Suarez, ky i fundit në rolin e pazakontë të portierit.

Forlan, 41 vjec në majin e ardhshëm, gjatë karrierës së tij të gjatë ka veshur fanellat e Independiente (Argjentinë), Penarol (Uruguaj), International Porto Alegre (Brazil), Atletico Madrid, Villareal (Spanjë), Manchester United (Angli), Inter (Itali). Me fanellën zikaltër kolelsionoi 20 prezenca e 2 gola në sezonin 2011/12, me Gasperini, Ranieri e Stramaccioni në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *