• |
ide | kryesore

Diego Godin mbyll karrierën mes lotëve: arsyeja kryesore, lindja e vajzës

-Instant, Sport, Video
Godin



Ish-mbrojtësi i Atletico Madrid dhe përfaqësueses së Uruguajit, Diego Godin, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit si futbollist profesionist. 37-vjeçari Flaco në fakt ka vendosur të vari këpucët në gozhdë pas eksperiencës së fundit me skuadrën argjentinase Velez Sarsfield. “Kam menduar për këtë për disa kohë,” pranoi ai për TV argjentinas, dukshëm i prekur.

“Doja të largohesha në këtë mënyrë, duke qenë ende i në formë të mirë – shtoi Godin – duke dalë nga fusha në lot. Klubi uruguajan Nacional tentoi të firmoste me Godin, tha një burim për Reuters, por qendërmbrojtësi e kishte marrë vendimin. Jo pak rëndësi ka patur në vendimin e tij për tu larguar nga fusha edhe lindja e vajzës muajin e kaluar. Godin e nisi karrierën në 2003 me klubin uruguajan CA Cerro. Ai luajti për Nacional në 2006 përpara se të kalonte në Spanjë te Villarreal një sezon më vonë. Mbrojtësi u bashkua me Atletico in 2010, ku bëri emër dhe ishte kapiten për 9 sezone.

 

Siç kishte lajmëruar, Godin u tërhoq pasi klubi i tij, Ve’lez, humbi (0-1) kundër Huracan në ndeshjen e tyre të fundit në kampionatin argjentinas. Në karrierën e tij 20-vjeçare, ish-kapiteni i Atletico Madrid luajti 627 ndeshje profesionale. Godin shënoi 38 gola dhe fitoi 10 tituj, përfshirë dy Europa League dhe tre Superkupa UEFA, me Atletico Madrid. Godin mbërriti te Velez në mesin e 2022, pas një karriere në Europë përfshirë Inter e Cagliari dhe 6 muaj te brazilianët e Atletico Mineiro. Me përfaqësuesen e Uruguaijit regjistroi 161 paraqitje, një rekord kombëtar.

Lexo më tej: Video/ Eliminimi i Uruguaj, fajësohet arbitrimi: Cavani kap me grushte monitorin VAR: “Nuk na respektojnë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *