• |
ide | kryesore

Iniesta, lamtumirë mes lotëve nga Vissel Kobe: tre janë skenarët për kampionin spanjoll

-Instant, Sport, Video
Iniesta



Andres Iniesta mori vlerësimin e japonezëve dhe u emocionua. Por për lamtumirën e tij efektive, në përgjithësi, me fushat e lojës, fjala e fundit ende nuk është shkruar. Të shtunën mbrëma, Andrés Iniesta bëri paraqitjen e tij të fundit për Vissel Kobe. Me klubin japonez, mesfushori spanjoll ka luajtur në pesë sezonet e fundit. Pas fishkëllimës së fundit, tifozët e Vissel Kobe i bënë një nderim të jashtëzakonshëm e Iniesta nuk i përmbajti dot lotët.

Një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Andres Iniesta ka ulur perden e kapitullit të dytë të karrierës së tij. Ish-lojtari i Barcelonës ka mbyllur kontratën me japonezët dhe në moshën 39-vjeçare është një lojtar i lirë. Iniesta nuk ka ndërmend t’i japë futbollit të luajtur, ose të paktën, nuk ka thënë ende asgjë të tillë. Mbetet për t’u parë kështu se cila do të jetë rruga e ardhshme e legjendës spanjolle…

Lexo më tej: FOTO/ Japonia çmendet për Iniestan: mblidhen 15 milionë jen për t’i bërë një statujë

Ai mund të kthehet te Barcelona. Presidenti Laporta është tepër i ndjeshëm ndaj rikthimit të lavdive të dikurshëm, me një rol si bashkëpunëtor teknik-lojtar. Skenarët e tjerë nuk mungojnë. Ai mund të bashkohet me ish-shokun e tij të skuadrës, Messi, te Inter Miami. Ose mund të dëgjojë ndonjë sirenë të artë dhe milionere nga sheikët e Arabisë Saudite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *