• |
ide | kryesore

Haradinaj flet për Ramën dhe presionet që iu bënë për të hequr taksën ndaj Serbisë

Lajme, Të fundit



Në një intervistë për mediat vendase, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe sulmet që ky i fundit ia bëri Kosovës për minishengenin. Sipas Haradinajt, nuk ka diçka personale me Ramën, por shton se ishte përpara një rreziku të madh që Kosova të ndahej.

“Unë s’kam e nuk e bëj kurrgjë në baza personale. Jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej në emër që gjoja ajo pjesë që mbetej të bashkohej me Shqipërinë. Unë jam detyruar të dal kundër. Interesi kombëtar, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh t’i imponosh asgjë Serbisë, e pastaj pse me të na njohë ndonëjeherë Serbia”, – tha Haradinaj.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra për heqjen e taksës.

“Heqja e taksës, presionet që janë bërë, kur dilnin dhe thoshin që “duhet me u heq taksa, minishengeni është veç një formulë”. “Ne nuk jemi Amerika” më thonë mua, por ky minishengeni është bërë me e fut Kosovën në atë klub. Ata nuk e kanë atë lodrën që patën qef me lujt me të. Është një lodër mashtruese edhe për Vuciçin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kisha provuar do kishte dalë keq për Kosovën. Ata nuk humbin, por edhe nuk fitojnë. Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptarë, unë nuk kam vlerësime të cfarëdo natyre për individin ç’ka thotë ai”, – mbyll Haradinaj.



5 Comments

  1. Me gjithe se eshte viti I ri KY ngelet gomar dhe hajdut(90 zv/ ministra ka be kabinet,me shume se USA) .Patriotizem fallco,nuk e justifikon me parrulla poziten shperdoruese.

  2. Ndarja e Kosoves per çfardo arsyje eshte nje humbje e madhe per Shqiptaret. Personalisht nuk e njo nga afer Ramushin dhe mardhenjet e tij me pasurine qe ka por ne faktin qe ka kundershtuar ndarjen e Kosoves ka perkrahjen time te plote. Kjo nuk do te thote qe une e justifikoj ne qofte ka vene pasuri ne menyre te paligjshme. Sa per Edi Ramen mendoj se shqiptaret nuk duhet ta marin seriozisht, se eshte nen efektet e narkotikeve dhe te narcizmit te tij qesharak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *