• |
ide | kryesore

Ekstradimi i Gylenistit, avokati flet për Zërin e Amerikës: Kërkoi azil në Shqipëri, ligjet u shkelën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një avokat i shtetasit turk Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.

“Për një akt dëbimi, që ndërmerret ndaj një shtetasi të huaj, jepet një urdhër dëbimi. Ky urdhër shoqërohet me një afat për t’u larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë. Më pas personi mund ta kundërshtojë këtë akt në gjykatën administrative, ndaj është gjykata që e vendos nëse urdhëri është i ligjshëm apo i paligjshëm” – tha avokati Alban Bengasi.

Harun Çelik, 42 vjeç, mësohet se ishte mësues, pjesëtar i lëvizjes Gulen në Turqi, i cili në përpjekje për t’iu larguar kërcënimeve nga Turqia, u kap në aeroportin e Rinasit me dokumente false duke udhëtuar drejt Kanadasë. Zoti Çelik shleu disa muaj dënim në paraburgim.

Avokati Bengasi tha se “Harun Çelik u ka kërkuar zyrtarëve azil politik por kjo i është refuzuar nga autoritetet e policisë së burgjeve.”

Zëdhënësi i policisë, Gent Mullaj, tha për “Zërin e Amerikës” se “ky shtetas ishte i dënuar dhe të mërkurën doli nga burgu… Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë procedurat ligjore për largim nga Shqipëria”.

Pyetjes së “Zërit të Amerikës” nëse Harun Çelik kishte kërkuar strehim e mbrojtje nga Shqipëria si një veprimtar politik i rrezikuar në atdheun e tij në Turqi zëdhënësi iu përgjigj se “nuk kishte informacion tjetër”./ Voa



6 Comments

  1. Keto krijesa te mbulluara nga erresira, jane pasues te nje analfabeti, me arsim fillor (vetem 4-kalase) mediat nderkombetare e quajne dijetar islam, nga ana e semes (e cila quhej Rabin), ky eshte me prejardhje nga cifutet e Andaluzise qe u shperngullen ne Turqi, nga ana e te atit, eshte armen i konvertuar, pra ky nuk eshte as dijetar dhe as islam por nje kriptokrijese?! Organizata e tij terroriste, perfaqeson krahun masonik ne vendet muslimane, nje fare sorosi dhe mbrohet nga agjenturat, kryesisht perendimore. Kryetari dhe ekspinentet kryesor te kesaj organizate terroriste, jetojne ne nje kompleks vilash, ciflik te cia-s, ne Pensilvani, prane Dalai Lames dhe figurave te tjera te errta, nenmbrojtjen e cia. Rrjeti dhe strukturat paralele te kesaj organizate me metanstazat e tyre kanceroze, kontrollojne plotesisht politiken, ekonomine dhe strukturat shteterore ne vendin tone.

    1. Ne duhet te kemi kujdes nga injorantet si puna jote qe jane armiq te lirise. Ikni qerohuni ne Azi se ketu eshte Europe. Ikni shporruni krijesa te injorances, ikni per tu kenaqur ne mbulimin e gruas me perçe se aty ndjeheni te gjithpushtetshem

  2. O budall, Dalai Lama jeton ne Indi. Erdogani eshte nje “kripto gjeorgjano-armenian” qe mbeshtetet nga ushtria e njerezeve me injorante ne rruzull dhe qe askush nuk jep garanci qe ka mbaruar as gjimnazin lere me shkollen e larte. Me pak fjale nje hajvan i denje per ushtrine e hajvaneve qe prin dhe qe po i hapin gropen( sic thote nje shkrimtar i madh Algjerian) Turqise dhe rajonit.

  3. O qytetar te mjere te vendit tim ka rregulla dhe procedura ligjore nderkombetare dhe kombetare per raste te tilla, jemi ne Europ jo ne azi, do na vinte mire te extradonte Kroacia Ballistin ose Franca Ramushin ne serbi kete pyetje bejini vetes, po vellai i xhafes pse nuk extradia ne itali por pasi denoncoi opoziata e derguan menjehere etj. Berini gishtin kokes do shkojme ne europe apo ne moske????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *