• |
ide | kryesore

Fotoja që u fshi menjëherë nga profili i Kylie Jenner

Paparazzi, Slider



Miliarderja 22-vjeçare, Kylie Jenner, ka kaluar një natë fantastike në shoqërinë e alkoolit dhe miqve të saj.

Duket se ajo është dëfryer pamasë dhe këtë na e tregojnë më së miri postimet e saj në Instagram.

22-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit dy foto ku shfaqet e veshur me një fustan gri me xixa që i tregon dekoltenë.

E pirë, Kylie ka pozuar në njërën prej fotove me duart mbi gjoksin e saj, ndërsa në përshkrimin e fotos tregon se alkooli i ka rënë në kokë.

“Kur tekila të bie në kokë”- shkruan ajo krahas fotos.

Mirëpo, Kylie duket se ka qenë aq e paqartë saqë publikoi edhe një foto të cilën e ka fshirë menjëherë më pas.

22-vjeçarja mori reagime të mëdha për një foto ku shfaqej me flokët gërsheta të mbledhur, stil i cili zakonisht përdoret nga gratë me ngjyrë.

Dy vëllezërit fotografë, Luca dhe Alessandro Morelli, të cilët gjithashtu e publikuan foton e Kylie-t, treguan se look-u ishte frymëzuar nga Gwen Stefani, e cila u shfaq me të njëjtën pamje në vitin 2000 në videoklipin e Moby- South Side.

Asokohe, Stefani pati gjithashtu kritika të mëdha nga publiku për look-un e saj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *