• |
ide | kryesore

LDK thyen heshtjen: Çfarë ndodhi në takimin me Vetëvendosjen

Lajme, Të fundit



Lidhja Demokratike e Kosovës ka thyer heshtjen rreth takimit të sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit. Në njoftimin e LDK-së thuhet se kjo parti i ka paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk tregon se për çfarë oferte bëhet fjalë.

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, – thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kjo është deklarata e parë zyrtare pas përfundimit të takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës. Dy liderët, ndryshe nga herë tjera, refuzuan të flasin për mediat pas takimit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *