• |
ide | kryesore

Kroos mjeshtër i pickimeve: “Atletico, është gjithmonë kënaqësi të luash kundër jush”

Sport



Mbreti i finaleve është kthyer, Real Madrid fiton dhe Kroos ngacmon Atletico Madrid. Në King Abdullah Sports City të Gedda, u zhvillua një skenar shumë interesant për Los Blancos, që kanë fituar Superkupën e Spanjës duke mposhtur rivalët e qytetit në penallti. Nuk është hera e parë që Reali ka mundur Atletico nga pika e bardhë e penalltisë duke marrë në shtëpi një trofe: kishte ndodhur tashmë në Ligën e Kampionëve 2015-16, trofeu i parë i fituar nga Zinedine Zidane si trajner i Realit. Toni Kroos ishte prej kohësh në atë ekip, një nga veteranët e grupit që sapo është kthyer të fitojë.

Kur Real zbuloi se do të sfidonte Atleticon në finale, ndoshta në heshtje ndjeu një lehtësim. Los Blancos shpesh arrijnë të marrin më të mirën në aktin e fundit të një turneu kur Colchoneros janë në anën tjetër dhe Kroos e konfirmoi pas ndeshjes: “Është gjithmonë mirë të luash finalet kundër tyre. Ata luajtën një lojë më të mirë krhasuar me gjysmëfinalen kundër Barçës. Pjesa e parë ishte e vështirë, pastaj u rritëm. Gjithmonë është e vështirë të përballesh me ta”. Gjermani vendosi dorën e tij në 3-1 ndaj Valencia në gjysmëfinale duke realizuar golin që zhbllokoi lojën, por tani i fton shokët e ekipit të ecin me këmbë në tokë: “Ne kemi fituar trofeun, por këtë sezon nuk kemi arritur ende asgjë. Do të jetë e fortë ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve”.

Real humbi Federico Valverde gjatë kohës shtesë: lojtari u përjashtua nga fusha për ndërhyrjen “vrasëse” ndaj Alvaro Morata. Kroos bëri shaka mesfushorin pas vërshëllimës së fundit: “Morata kishte një rast të qartë shënimi. Federico na ndihmoi me një veprim jo të saktë, por ai na ndihmoi në atë moment”. Veterani gjerman i lindur në 1990 gjithashtu komplimentoi shumë të riun Rodrygo, i cili e shndërroi në gol goditjen e dytë nga pika e penalltisë: “Në moshën 18 vjeç është normale të kesh frikë, por ai ka një goditje të mirë dhe unë i thashë të guxonte”. Me pak fjalë, kjo Superkupë është mbi të gjitha e veteranit Kroos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *