• |
ide | kryesore

Gattuso i bën gjërat të qarta mbi Ancelotti: “Është një baba i futbollit”

Sport



Pas humbjeve ndaj Parmës dhe Interit, në tentativën e tretë, Rino Gattuso, arrin më në fund të thyejë “tabunë” e “San Paolos”: të kaltrit nuk fitonin në shtëpi kundër një skuadre italiane nga 19 tetori (2-0 ndaj Veronës). Gattuso vë në dukje gjërat e mira dhe ato që duhen përmirësuar: “Në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë, por në të dytën kemi rënë fizikisht dhe kemi bërë shumë gabime. Kush zbret në fushë është duke dhënë maksimumin, edhe ai që nuk është mësuar të luajë 90 minuta si Elmaz. Më ka pëlqyer edhe Lozano”.

ANCELOTI ËSHTË NJË BABA – Gattuso ka dashur të kthehet edhe në fjalitë që lidhen me administrimin Ancelotti (“Deri dy vjet më parë luhej një futboll i menduar”, kishte thënë ai pas humbjes ndaj Lazio). “Për mua Ancelotti është një baba i futbollit, nuk ishte qëllimi im as të ofendoja, as të mohoja. Por 4-3-3 im është shumë i ndryshëm nga 4-2-3-1, edhe si tip loje, por edhe si metodologji stërvitjeje. E rëndësishme është të jenë të gjithë korrekt dhe të mos instrumetalizohet”.

MERKATO E MBYLLUR – Hyrja e Diego Demmes dhe ardhja më e fundit në mesfushë e Lobotkës shtojnë zgjedhjet në dispozicion të Gattuso, e pritshme tani në tre ndeshje radhazi në shtëpi: në shtëpi ndaj Fiorentinë dhe Juventusit dhe në raundin çerekfinal të Kupës së Italisë. “Duhet të gjejmë vlerat tona, të punojmë mirë mes repartesh dhe të përmirësohemi në nivelin fizik dhe mendor. Me merkaton jemi në rregull kështu: kemi marrë Demmen për të dhënë pastërti dhe për të luajtur me dy takime. Sot nga një kulm i ulët shkonte shumë përpara, por është një gjë normale: stërvitet me ne vetëm prej dy ditësh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *