• |
ide | kryesore

Nuk luante nga nëntori: Eden Hazard rinis stërvitjen me Real Madrid

Sport



Një lajm i mirë për Real Madrid. Eden Hazard kthehet në stërvitje, edhe pse ende individualisht. Një shembje në regionin perimaleolar u zbulua fillimisht te lojtari, i cili duhej të ishte i padisponueshëm për dhjetë ditë. Por “mikrofraktura” e zbuluar në fillim të dhjetorit në të njëjtin vend zgjati shërimin e tij deri në janar. Ndërkohë të mërkurën, Hazard rifilloi stërvitjen individuale siç raportoi Real.

Ish-lojtari i Chelsa, sa për kujtesë, kishte dëmtuar kaviljen gjatë një dueli me Thomas Meunier në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain më 26 nëntor (2-2) në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Hazard ndërkohë mund ti gëzohet shpalljes së lojtarit më të mirë të vitit belg. Në këtë trofe ka ndikuar shumë fitorja e Europa League me Chelsea dhe transferimi i tij te Reali, duke i dhënë mundësinë kapitenit të Belgjikës të tejkalonte liderin e City Kevin De Bruyne.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *