• |
ide | kryesore

Ava Max tregon vështirësitë në Amerikë, ‘Erdhëm me rrobat e trupit’

Paparazzi, Slider



Ava Max, po arrin sukses në industrinë muzikore amerikane dhe jo vetëm me hitet e saj që kanë arritur mijëra klikime në Youtube. Gjithashtu këngët e saj janë në “top listat” amerikane dhe britanike.

Së fundmi këngëtarja ka kujtuar fillimet e karrierës së saj kur sapo kishte emigruar për në Amerikë dhe kishte me vete vetëm rrobat e trupit.

Ava emri i vërtetë i së cilës është Amanda ka treguar se ishte thjesht një vajzë e vogël me ëndrra të mëdha, të cilat ia doli t’i realizonte pasi besonte te vetja dhe te aftësitë e saj. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krahas së cilës shkruan:

Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *