• |
ide | kryesore

Taylor Swift tërhiqet nga Grammys

Paparazzi, Slider



Ndërsa nuk është e qartë se përse superylli nuk do të marrë pjesë në 62-vjetorin e çmimeve vjetore të Grammy, ajo është akoma e nominuar për këngën e vitit, performancën më të mirë solo dhe albumin më të mirë të muzikës pop.Në fillim të kësaj jave, këngëtarja mori pjesë në premierën e dokumentarit të saj në Netflix “Miss Americana” në Sundance Film Festival.Lajmet që Swift nuk do të marrë pjesë vijnë gjatë një jave të vështirë për ceremoninë e “Grammy Awards”.
Shefja e pezulluar e Akademisë së Regjistrimeve, Deborah Dugan, ka pohuar se ka prova se kandidimet në Grammy janë korruptuar.
Udhëheqësja e parë femër e organizatës që i drejton çmimet Grammy, u pezullua javën e kaluar, pas një pretendimi për sjellje të pahijshme, por paraqiti një ankesë të martën në Komisionin e Shanseve të Barabarta të Punësimit (EEOC) të ShBA-së, vetëm pesë ditë përpara ceremonisë së çmimeve për vitin 2020.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *