• |
ide | kryesore

Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi/ Ekspertët tregojnë sa do ndihet në Shqipëri

Lajme, Të fundit

Paralajmërimi i ardhur nga Turqia për një tërmet 7.5 balle mund të prekë këtë vend pas atij të pak ditëve më parë, sipas sizmologëve shqiptarë nuk ka arsye per panikI ftuar në “360 gradë”, në Ora News, sizmilogu Rrapo Ormeni u shpreh se forca e tij do shuhet deri ne Shqiperi.

“Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë.

Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet”, – u shpreh eksperti.

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu paralajmëroi se, vendi duhet të bëhet gati për një tërmet 7,5 ballë që pritet të godasë Stambollin.

Ndërsa Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë, u shpreh se një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri.

5 Comments

  1. Na çatë trapin me jave të tëra ne te gjitha mediat se termeti nuk mund te parashikohet, tani po na thoni se parashikohet dhe vendi dhe magnituta, neser do thoni se parashikohet dhe orari fiks. Shqiperia eshte bishti i kavallit, dijet dhe teknologjia vijnë një shekull me vonesë.

  2. O lapsi paskeni qene palla kari edhe ju. Si nuk e mesut njehere diferencen ndermjet ballit dhe shkalles rihter. Njerez te paditur. Ska faj ai KM sw vertet keni sh element amatoreske.

  3. Po e pate Qeverine me breke neper kembe duhet te jet termet i madh. E pashe qeverine, ju ruajt Zoti se per qeverine jami te dhjere, qeveri qe nuk ka nje mjet pune se i kane vjedhur e plackitur qe para 30 vjetesh.

    Zoti ruajt vetem njerzit e ndershem.

  4. Zoti Rrapo ti vetem fjal kot po thua ktu esht per te ikur naten jo diten po mjer populli shkret se per qeveri kemi vdekur me koh po s’na shikojn syt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu