• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Mjegulla ka vrarë Kobe Bryant: dëshmia e një piloti e përforcon konstatimin e hetuesve

Sport



Bota vazhdon të ngashërehet e sporti mendon si ta kujtojë Kobe Bryant, yllin e Lakers që humbi jetën në aksidentin ajror, ndërsa hetuesit po kërkojnë të sqarojnë ngjarjen, duke kuptuar cfarë e shkaktoi rrëzimin e helikopterit që shkaktoi vdekjen e ish-basketbollistit. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se përreth zonës së përplasjes nuk kishte vizibilitet e piloti i helikopterit mund të jetë mashtruar nga mjegulla. Mjeti është përplasur me 300 km/h në një kodër të lartë 500 metra dhe terreni ku ka ndodhur aksidenti e bën të vështirë rikuperimin e trupave.

DETAJET E AKSIDENTIT
Helikopteri i Bryant dje u nis nga Santa Ana në Kontenë Orange, në jug të Los Angeles, pak pas orës 9 të mëngjesit me orën lokale (18 me orën tonë) duke u drejtuar në lindje. Kontrollorët e trafikut ajror kishin vënë re një mungesë vizibiliteti përreth zonës. Pak pas orës 9.40 lokale, helikopteri është gjendur përballë kodrës e është munduar të marrë menjëherë kuotë për ta kaluar, pa mundur tia dalë. Kur është përplasur me terrenin, mjeti po fluturonte me 160 nyje (296 km/h).

DËSHMIA E PILOTIT
Kurt Deetz, një pilot që fluturonte me Bryant me helikopterin e tij, ka pranuar se aksidenti me shumë mundësi është shkaktuar nga kushtet meteorologjike e jo nga defekte mekanike. “Probabiliteti i një defekti në motor në atë mjet? Thjesht nuk ndodh”, ka thënë ai për Los Angeles Times. Këshilli kombëtar për sigurinë e trasportit, zakonisht, publikon brenda 10 ditësh një raport paraprak që do të japë një ide të asaj që kanë zbuluar hetuesit. Por një raport i plotë për shkaqet e aksidentit mund të kërkojë një vit ose më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *