LeBron James e Los Angeles Lakers janë thyer heshtjen. Prekës mesazhi i të përzgjedhurit, që Kobe Bryant e kishte mikun e ngushtë: “Nuk jam gati, por po e provoj. Shkruaj por vazhdoj të qaj duke menduar për ty e mbesën time Gigi. Të dua fort vëlla i madh e të premtoj se do ta coj përpara trashëgiminë tënde. Të lutem më jep forcë nga Lart e kujdesu për mua”.
POSTIMI I LEBRON
“Nuk jam gati por po e provoj. Jam këtu ulur e kërkoj të shkruaj dicka të ndjerë në këtë postim, por sapo provoj rifilloj të qaj, duke menduar për ty, mbesën time Gigi e për miqësinë/lidhjen/vllazërinë që kishim! E dëgjova zërin tënd të dielën në mëngjes para nisjes sonë nga Philadelphia për tu kthyer në LA. Nuk do ta kasha imagjinuar kurrë që ai do të ishte bisedimi ynë i fundit. E kam zemrën të thyer e jam I dëshpërtuar vëllai im. Të dua fort vëlla i madh. Afeksioni im shkon për Vanessa e për vajzat. Të premtoj se do ta coj përpara trashëgiminë tënde. Ke kaq rëndësi për ne, sidomos për #LakerNation e tani përgjegjësia ime është të marr peshën mbi supe e të vazhdoj përpara. Të lutem, më jep forcë e nga Lart kujdesu për mua. Tani jemi këtu. Ka shumë gjërat që dua të të them, por tani nuk arrij dot. Deri kur të riatkohemi #Mamba4Life #Gigi4Life”.