• |
ide | kryesore

“Forca djema, unë jam me ju!” Kumbulla nuk luan që në maj, por e do kombëtaren në Europian

-Instant, Sport
Kumbulla



I dëmtuar rëndë në ndeshjen Roma-Milan, qendërmbrojtësi i Romës Marash Kumbulla nuk luan në fushat e blerta që në muajin maj e megjithatë me zemër e shpirt është në fushë. Aty, në qendër të mbrojtes, kundër Çekisë. Lojtari është në fazë rikuperimi pas ndërhyrjes që pati në gju, por kjo nuk e ka penguar t’i urojë fat të mbarë shokëve të tij të skuadrës. Me një histori në Instagram, Kumbulla ka përcjellë mesazhin: “Forca djema, unë jam me ju!”

Lexo më tej: Kumbulla operohet me sukses në gju, do të rishihet në 2024: detajet mbi operacionin e kohët e rikuperimit

23-vjeçari ka humbur dy takimet e muajit qershor kundër Moldavisë dhe transfertën me Ishujt Faroe. Kumbulla nuk arriti të ishte gati as për ndeshjen në Pragë ndaj Çekisë në shtator e mungoi edhe në fitoren me Poloninë tre ditë më pas.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *