• |
ide | kryesore

“Fiksojeni në kokë”: Serie A zbret në fushë për instruktimin e fëmijëve refugjatë

Sport



Sporti mbështet UNHCR, Agjensia ONU për refugjatët. Në rastin e javës së 22 të Serie A (1, 2 e 3 shkurt) në bashkëpunim me Lega Serie A do të promovohet Fushata “Fiksojeni në kokë” e UNHCR për të mbledhur fonde të destinuara për instruktimin e fëmijëve refugjatë.

Në vitin e fundit akademik, më shumë se 3,7 milionë fëmijë refugjatë në gjithë botën nuk kanë patur mundësinë të shkojnë në shkollë. Por një fëmijë që nuk shkon në shkollë, nuk rrezikon të humbë shkollën, por jetën. Sipas raportit të UNHCR SteppingUp: Refugee Education in Crisis, nga 7,1 milionë fëmijë refugjatë në moshën shkollore, më shumë se gjysma nuk shkojnë në shkollë. E megjithatë, për mbijetesën e një fëmije refugjat, shkolla është vendimtare e barabartë me një vend për tu mbrojtur, me ushqim e me kujdes mjekësor.

Me objektivin për të sensibilizuar opinionin publik mbi rëndësinë e instruksionit për të ardhmen e miliona fëmijëve refugjatë e për të garantuar atyre hyrjen në një institucion me kualitet, nga 26 janari në 16 shkurt 2020 UNHCR lancon edicionin e katërt të fushatës sensibilizuese e mbledhjen e fondeve “Fiksojeni në kokë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *