• |
ide | kryesore

Klubi i të falimentuarit Rezart Taçi kthehet në duart “parmigiane”

Sport



“Fillimi i ri” – lexohet në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen e internetit të “Parma Calcio” e cila njofton se, pas ekzekutimit të marrëveshjeve të aksionarëve të nënshkruar në dhjetorin e kaluar, kapitali aksionar i “Parma Calcio 1913” është 99% në pronësi të Nuovo Start dhe 1% e KPP. Në këtë mënyrë aksionet e klubit nuk janë më të kompanisë “Link International”, e cila nuk ra dakord dhe nuk pagoi brenda afatit kohor të vendosur nga rezolutat e aksionarëve.
Nuovo Start, është një shoqëri që mbledh së bashku shtatë sipërmarrësit e Parmës (Barilla, Dalara, Del Rio, Ferrari, Gandolfi, Malmezzi dhe Pizzarotti) që refuzuan “Parma Calcio” më 2015-ën”.

“Aziatikët kanë dështuar për të paguar kapitalin deri në mesnatën e së premtes më 31 Janar, pas një dritare të gjatë (50 ditë krahasuar me 30 të parashikuar me ligj) që i ishte dhënë kompanisë aziatike. Më 12 dhjetor, sipas rezolutës së Asamblesë së Jashtëzakonshme të Shoqërisë shfaqur edhe përpara noterit, Nuovo Start ka paguar tërë rritjen për një total prej 9 milion eurosh midis kapitalit dhe çmimit të aksioneve, pjesërisht edhe në emër të Link.

Kjo rezolutë, e aprovuar para noter Almansit në Parma, ishte aprovuar unanimisht nga të gjithë aksionarët, përfshirë Link, të përfaqësuar në këtë rast nga një avokat i një firmë e rëndësishme ndërkombëtare. “Ditët e fundit, ata na kontaktuan, duke pretenduar se ata nuk mund të përmbushnin për shkak të një dite pushimi shtesë bankare, të vendosura nga qeveria pas urgjencës shëndetësore në Kinë – tha Marko Ferrari, Presidenti i Nuovo Start – . Ne kemi respekt të thellë dhe të plotë për situatën e vështirë në Kinë, por Link mund dhe duhej të përmbushte afatet që nga 12 dhjetori i fundit, pasi kishte gëzuar kushte më të gjata se 30 ditët e kërkuara me ligj. Për më tepër, kompania është me vendbanim dhe i nënshtrohet ligjeve të Hong Kongut, nga ku gjithmonë ka menaxhuar të gjitha operacionet bankare. Sistemi financiar i Hong Kongut funksionoi pa probleme gjatë gjithë muajit Janar dhe bankat funksionuan rregullisht javën e kaluar, përfshirë të premten më 31 Janar. Prandaj nuk kishte asnjë motiv të arsyeshëm që mund të justifikonte mosrespektimin e afateve dhe rregulloreve ligjore. Natyrisht, asgjë nuk ndryshon për “Parma Calcio”, planet e zhvillimit të së cilës do të vazhdojnë të mbështeten dhe shoqërohen nga Nuovo Start”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *