• |
ide | kryesore

Tentoi ta merrte peng 30 vite më parë, Zola takohet me rrëmbyesin: “I shkova përballë me pistoletë”

Sport
Zola



Një histori e keqe me një fund të lumtur. Bëhet fjalë për tentativën për rrëmbim të ish-futbollistit Gianfranco Zola, që përfundoi sot me takimin e 57-vjeçarit sard dhe atij që donte ta rrëmbente 30 vite më parë. Një histori që vetëm sot u tregua me detaje nga Fabrizio Maiello, njeriu që duhej ta rrëmbente në vitin 1994. Ai pati rastin të takonte ish-mesfushorin sulmues të Cagliari, Parma, Napoli dhe Chelsea dhe t’i kërkonte falje i përlotur për tentativën e rrëmbimit, që fatmirësisht nuk u krye.

Në atë kohë Maiello ishte një kriminel i arratisur dhe, duke pasur nevojë për para për të mbijetuar, ai kishte studiuar dhe organizuar rrëmbimin e futbollistit. Gianfranco Zola, luante për Parmën në atë kohë. Ideja ishte ta rrëmbente dhe t’i kërkonte një shpërblim klubit emilian.

“Në vitin 1994 isha i arratisur. Ishte vjeshtë. Më duhej të rrëmbeja Gianfranco Zola, i cili në atë kohë luante për Parmën, për t’i kërkuar një shpërblim nga klubi – tha Fabrizio Maiello për ‘Unione Sarda -. Ishim katër vetë në dy makina, po e ndiqnim në autostradë dhe menduam ta përplasnim. Por më pas ai ndaloi të merrte benzinë. Unë e kisha armën pas shpine dhe shkova drejt tij. U ndesha me shikimin e tij dhe me ëmbëlsi na tha: ‘Përshëndetje djema!’. Më çarmatosi me atë mirësjellje dhe në vend që ta rrëmbeja, i kërkova një autograf të cilin ma dha në kartën time të identitetit”, ka zbuluar 60- vjeçari. Maiello, sidoqoftë, sot pati mundësinë të takonte njeriun që tridhjetë vjet më parë ishte gati ta rrëmbente duke marrë tashmë faljen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *