• |
ide | kryesore

Tinder, algoritmi që flet në vend të tij me partner të mundshëm

F1, Stil



Tinder, aplikacioni i njohur për të gjetur një partner, u rivalizua nga algoritmi I krijuar nga Robert Winters.

Fuksioni primar i këtij aplikacioni është të gjesh një partner të mundshëm. Fillimisht përdoruesi selekton individët , që e tërheqin më shumë, bazuar në fotot dhe profilin e tyre. Më pas ka mundësinë të komunikojë me ta, për të zbuluar nëse zgjedhja ka qënë e duhura e të takohen realisht. Por, falë Robert Winters, partneri tërheqës me të cilin ju po komunikoni mund të mos jetë asgjë më shumë se thjesht një algoritëm. Programuesi arriti që krijimi I tij të mund të fliste me 200 persona njëkohësisht. Por Tinder e zbuloi algoritmin që kishte ndërhyrë në aplikacion dhe e bllokoi veprimtarinë e Winters në të.

Algoritmi u krijua fillimisht nga Jeffery Li, i cili e përdori jo vetëm si një mjet kërkimor, por edhe për të përmirësuar jetën e tij sentimentale. Algoritmi i Li mundësonte vetëm selektimin e individëve të cilët atij do t’I dukeshin tërheqës dhe jo komunikimin me ta. Dy vjet më vonë Winters vendosi ta çonte atë në një shkallë më të lartë, duke mundësuar kështu edhe këtë hallkë. Por kur ai po komunikonte me 200 persona në të njëjtën kohë Tinder vendosi t’ia bllokonte profiling, duke e parë këtë si të pamundur dhe duke dyshuar pikërisht praninë e një algoritmi të tillë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *