• |
ide | kryesore

FOTO/ Truproja e ish-kryeministrit harroi pistoletën në tualetin e avionit

Lapsi Leaks



Një polic britanik, i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur David Cameron, harroi revolen e tij dhe pasaportën e ish-kryeministrit në tualetin e avionit. Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët e tjerë. Sipas shtypit britanik policia bëri të ditur se ishte në dijeni të këtij incidenti, që ndodhi gjatë një fluturimi për në Britaninë e Madhe, më 3 shkurt.

“Oficeri në fjalë është larguar nga posti i tij i shërbimit”, –njoftoi Scotland Yard, duke shpjeguar se çështja është marrë shumë seriozisht dhe se ka filluar një hetim i brendshëm.

Arma, një pistoletë gjysmautomatike, tip ”Glock 19”, e mbushur, u gjet pak para ngritjes së avionit nga Nju Jorku drejt Londrës nga një pasagjer, i cili, i tronditur, njoftoi ekuipazhin e avionit. Përveç armës, truproja kishte harruar edhe pasaportën e tij dhe atë të David Cameron.

Résultat de recherche d'images pour "david cameron bodyguard""



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *