• |
ide | kryesore

Georgina tregon njohjen me Christianon

Paparazzi, Slider



Çifti janë bashkë që nga fillimi i vitit 2017, ata thuhet se janë takuar kur Rodriguez po punonte në  një dyqan të “Gucci”.

26-vjeçarja tani ka folur haptas rreth lidhjes me fituesin e pesë herë “Topit të Artë” dhe atë se çfarë e tërhoqi tek ai Rodriguez tha “Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte gjatësia, trupi dhe bukuria e tij”.

“Dridhesha para tij, por shkëndija ishte ndezur. Jam shumë e turpshme dhe mbase kjo më shqetësonte, për më shumë kur ndodhesha para një personi me një pamje të veçantë, që më preku në thellësi”, shtoi ajo.

Dyshja kanë bashkë binjakë, që i lindi një nënë surrogate më 2017 si dhe vajzën Alana, të cilën Rodriguez e lindi në të njëjtin vit. Ronaldo gjithashtu ka kujdestarinë e plotë të Cristiano Ronaldo Jr. i cili ka lindur në vitin 2010 nga një nënë, që nuk i është bërë publik emri. 34-vjeçari tani jeton në Itali, pasi u largua nga Real Madridin për te Juventusin në vitin 2018. Bukuroshja lavdëron aftësinë e tij si futbollist.

“Ai është personi i vetëm, që mund të më emocionojë gjatë një ndeshje,” tha ajo.“Jam me fat që jam partnerja e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur ai është në fushë, përjetoj një numër të pafund emocionesh. Ai nuk ka rival ”, deklaroi Georgina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *