• |
ide | kryesore

Tragjedia-Bryant: mjeku ligjor certifikon shkakun e vdekjes, trupat i kthehen familjeve

Sport



Trupat e Kobe Bryant, të bijës Gianna e të viktimave të tjera të incidentit me helikopter në 26 janar i janë kthyer familjeve respektive: lajmin e ka bërë të ditur mjeku ligjor i kontesë së Los Angeles. Ndërkohë, në ditët e ardhshme është parashikuar një raport paraprak mbi rrëzimin e mjetit, që ndodhi 30 milje në veri-perëndim të LA, edhe pse raporti final nuk do të jetë I disponueshëm më parë se një vit kohë.

Përvec Bryant, 41 vjec, e vajzës së tij 13 vjecare, në aksident kanë humbur jetën Payton Chester, 13 vjec; Sarah Chester, 45 vjec; Alyssa Altobelli, 14; Keri Altobelli, 46; John Altobelli, 56; Christina Mauser, 38 vjec; e piloti i helikopterit, Ara Zobayan, 50 vjec. Sipas hetimeve, shkaku i vdekjes është certifikuar si një aksident.

National Transportation Safety Board po kërkon të përcaktojë shkakun e aksidentit e ka grumbulluar provat në vendngjarje. Sipas agjensisë, vizibiliteti i pakët ka luajtur një rol kyc e jo rastësisht do të akzaminohen fotot që tregojnë kushtet meteorologjike në momentin e përplasjes. Sipas informacioneve të para, helikopteri ka qenë me shpejtësi të madhe përpara se të përplasej me kodrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *