• |
ide | kryesore

Real Madrid eleminohet nga Kupa e Mbretit: kundër Sociedad rikuperimi nuk arrihet

Sport



Real Madridi del në cerekfinale të Kupës së Mbretit përballë Real Sociedad, që në Santiago Bernabeu triumfon 3-4, duke i dhënë një zhgënjim të pamenduar Zinedine Zidane. Blancos, që luanin përpara publikut të shtëpisë nuk e kishin menduar se talenti në pronësi të tyre Odegaard e 20 vjecari Isak do tia bënin jetën të vështirë.

Dy nordikët krijuan panik gjatë gjithë ndeshjes për Ramos e Militao, që u detyruar të dorëzoheshin përballë norvegjezit, që tek baskët është i huazuar në minutën e 22. Gjërat për madrilenët u komplikuan keq në pjesën e dytë, në kohën kur merengues po përpiqeshin të drejtonin një ndeshje, që u duk se mund ta bënin. Por pikërisht në momentin kur skuadra e Zidane po shihte më me bindje përpara, Isak që në të 49 shënoi një gol të anulluar nga VAR, realizoi një volej spektakolar pesë minuta më pas. Areola ishte vetëm spektator në këtë rast, ashtu si edhe në të 56 kur suedezi siluroi portën për herë të tretë.

Real Madrid futet në lojë me Marcelo, më tepër me dëshirën të tregojë reagimin e një ekipi të madh. Goli i mbrojtësit brazilian në minutën e 59 krijoi idenë se gjërat mund të ndryshonin, por 10 minuta më pas Sociedad shënoi të katërtin me Mikel Merino. E atëherë Zidane luan gjithcka për gjithcka, duke qenë se nuk ka cfarë të humbasë. E Real shkoi pranë rikuperimit: Rodrygo realizoi në minutën e 82, ndërsa Nacho Fernandez bëri 3-4 në minutën e dytë shtesë. Katër minutat e mbetura nuk i mjaftuan Blancos të barazonin e kështu eliminohen nga Kupa e Mbretit, duke i dhënë një shans më shumë Barcelonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *