• |
ide | kryesore

Jay-Z zbulon bisedën me Kobe Bryant

Paparazzi, Slider



Ka kaluar më shumë se një javë që kur Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter, dhe bota nuk resht së foluri për tragjedinë e papritur. Së fundi, gjatë inaugurimit të serive të leksioneve Shaën JAY-Z” Carter në Universitetin Columbia,  Jay-Z kujtoi bisedën e fundit me Bryant. Ata ishin miq prej vitesh dhe u takuan për herë të fundit në festën e Vitit të Ri që organizoi Beyonce.

Jay-Z rrëfeu se ndër gjërat e fundit për të cilat i foli Bryant ishte krenaria që ndjente për Gianna-n dhe karrierën e saj në basketboll. “Kobe ishte shumë mirë asokohe. Mbaje mend që një nga gjërat e fundit që më tha ishte, ‘Duhet ta shohësh Gianna-n kur luan.’ Dhe më thyen zemrën sepse ishte kaq krenar për të, dukej në fytyrë. E pashë dhe i thashë, “Oh, do të bëhet një nga lojtaret me të mira të basketbollit në botë” tha reperi.

I rënduar nga humbja e një shoku, reperi përfundoi: “Unë dhe Beyonce e patëm shumë të vështirë ta kalonim këtë moment. Kaq dua të them. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm në ditët e tij më të mira. Homazhet për Kobe Bryant dhe të bijën Gianna do të mbahen më 24 shkurt në Staples Center në Los Angeles



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *