• |
ide | kryesore

Plagosja në Durrës/ Autori hyri në një shtëpi për të vjedhur, por u diktua

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga ngjarja në zonën e plazhit në Durrës ku u plagos një 42-vjeçar. Sipas të dhënave të fundit që vijnë nga policia lokale mësohet se bëhet fjalë për një grabitje. Rreth orës 20.30 një person ka hyrë për të vjedhur në një banesë në lagjen nr.13 në pronësi të Rexhep Tereziut, por ky i fundit e ka pikasur.

Në këtë moment hajduti e ka qëlluar me armë 42-vjeçarin duke e plagosur në këmbë. Më pas autori është larguar me shpejtësi duke mos e realizuar dot vjedhjen. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur postblloqe dhe po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për identifikuar personat e dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *