• |
ide | kryesore

Marcelo në telashe: ndalohet për kalim shpejtësie, nuk kishte pikë në patentë

Sport



Probleme për Marcelo. Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat spanjolle, mes të cilëve El Mundo, është thirrur në gjyq, pasi është ndalur për tejkalim shpejtësie në drejtim të makinës së tij Audi pa patur pikë në patentë. Ngjarja ka ndodhur në 19 dhjetor dhe për brazilianin tani ka telashe.

Marcelo është kapur në orën 11 të paradites në autostradën M-12 në një sektor në të cilin limiti i shpejtësisë ishte 120 kilometra në orë, ndërsa braziliani ishte me 134 km. Në atë moment mbrojtësi madrilen nuk kishte pikë në patentë e kështu e kishte të ndaluar të drejtonte makinën, edhe pse tutbollisti ka pretenduar se nuk e dinte se nuk kishte pikë në patentë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *