• |
ide | kryesore

Camilla refuzon titullin mbretëreshë

Paparazzi, Slider



Bashkëshortja e princit Charles, Camilla, dukesha e Cornwall-it, i qëndron ende besnike vendimit të bërë publik në 2005-n kur u martua me princin Charles.

Asokohe ajo deklaroi se nuk kishte qëllim të bëhej mbretëreshë.

Në një deklaratë të fundit për Daily Star, Clarence House – rezidenca mbretërore e mbretëreshës Elizabeth II – u tha se Camilla nuk dëshiron të quhet mbretëreshë (queen) pasi bashkëshorti i saj të marrë fronin. Clarence House tha se “synimi i dukeshës është të njihet si Princess Consort”. Princess Consort është një titull zyrtar që zakonisht i jepet bashkëshortes së një princi. Titulli i zakonshëm do të ishte Queen Consort – titull i dhënë për gruan e mbretit, e cila ka të njëjtët tituj me të, me përjashtim të fuqive politike dhe ushtarake.

Mendohet se Camilla nuk dëshiron të njihet si mbretëreshë për shkak të zemërimit publik që vazhdon ende të rrethojë deri diku figurën e saj në lidhje me marrëdhënien e dyshimtë me princin Charles, gjatë kohës kur ky i fundit ishte i martuar me Lady Diana-n.

Megjithatë mbretëresha Elizabeth II nuk ka në plan të tërhiqet nga froni për të paktën 2 vjet, ndaj deri atëherë, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *