• |
ide | kryesore

E ëma e Ronaldos pëson iktus: portugezi në ankth

Sport



Orë ankthi për Cristiano Ronaldo, pikërisht në vigjilje të kthimit të gjysëmfinales së Kupës së Italisë kundër Milan. Dolores Aveiro, e ëma e talentit portugez, është shtruar në spitalin Doctor Nelio di Mendonça de Funchal, në Portugali, pas është goditur mëngjesin e sotëm nga një iktus. Lajmin e ka bërë të ditur media portugeze, sipas të cilës 65 vjecarja, është futur menjëherë në terapi intensive. Ronaldo është njoftuar nga të afërmit e do të informohet rregullisht mbi gjendjes e së ëmës.

Për momentin gjendja e gruas, që është koshiente, është stabël. Mjekët megjithatë nuk do të shprehen mbi gjendjen e saj para 12 orëve, koha e duhur për të kuptuar nëse iktus ka shkaktuar dëme ose jo. Në ditët e para të shkurtit, e ëma e Ronaldos kishte zbuluar se ishte operuar në gjoks në Madrid e se i ishte nënshtruar radioterapisë. “Po luftoj për jetën”, kishte shpjeguar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *