• |
ide | kryesore

Probleme serioze me shëndetin, Harvey shtrohet në spital

Paparazzi, Slider



Ish-producenti i famshëm, Harvey Weinstein, është dënuar me burg pas gjyqit të tij për abuzimet seksuale.

Weinstein është dënuar për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal të shkallës së parë. Pas këtij vendimi, ai ka shfaqur probleme serioze me shëndetin dhe mediat e huaja bëjnë me dije se Harvey është dërguar me urgjencë me spital.Pasi u dënua me 23 vite burg ai pati shtërngime në gjoks dhe kjo bëri që të merrte menjëherë ndihmën e parë. “Harvey kishte dhimbje të gjoksit dhe stafi i Rikers vendosi që për shkaqe sigurie ta dërgonte përsëri në Bellevue tani. Ai do të kurohet dhe ka të ngjarë ta kalojë natën në spital. Ne e vlerësojmë kujdesin dhe shqetësimin e zyrtarëve dhe stafit të Departamentit të Korrigjimeve”, tha zëdhënësi i tij Juda Engelmayer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *