• |
ide | kryesore

Gjetja e Ramës, që po humbet mes dajreve të propagandës

-Instant, 1, 2, Ide

Edi Rama ideoi dhe realizoi një akt të lavdërueshëm duke i ardhur në ndihmë Italisë fqinje dhe për këtë meriton vlerësimin e çdo shqiptari, që u ndje mirë në këto ditë të vështira. Kryeministri shqiptar korri një përshëndetje masive nga mediat italiane e botërore, nga persnalitete politike e publike. Këto përshëndetje nuk ishte nevoja të porositeshin nga spin doktorët e propagandës, sepse aktet e mëdha flasin vetë dhe i përfshijnë të tjerët të flasin për to. Dërgata e 30 mjekëve shqiptarë në zemrën e frontit italian kundër covid 19, ishte një akt i tillë.

Mirëpo, si në shumë raste të tjera ne kemi një problem themelor me çështjen e masës. Nuk dimë ta respektojmë atë, duke e tejkaluar dhe duke rrezikuar kështu ta mbysim aktin e madh human me dajret e propagandës. Në misionin e 30 mjekëve shqiptarë, neve na takonte të flisnim të fundit, për t’u lënë kështu hapësirën e nevojshme të tjerëve për të vlerësuar solidaritetin tonë. 


Ndoshta nga servilizmi për të nxjerrë sa më në pah gjenialitetit e Liderit apo për të rënë më shumë në sy në lëvdatat ndaj tij, ndoshta të nxitur nga ankthi që merita t’i shkojë vetëm atij, në Shqipëri shpërtheu një valë euforie banale që kontrastonte fort me sinqeritetin dhe mirënjohjen që po mbërrin çdo ditë nga përtej Adriatikut. Ndjenjën e krenarisë që prodhoi vërtet aksioni i Edi Ramës, po e sposton ajo e bezdisë nga teprimi propagandistik që po i bëhet këtu.

Metafora e hiperbola, krahasime dhe simbolika që shkojnë nga Skënderbeu e deri tek Jezu Krishti, laërtësimi i Liderit dhe kryqëzimi i kundërshtarëve të tij vend e pavend, po e dëmtojnë fisnikërinë e humanizmit shqiptar. Ky humanizëm u dëshmua me një veprim të rrallë, tejkalimi i masës rrezikon ta banalizojë elegancën e tij. Një gjetje e bukur mund të bastardohet fare lehtë nga taborret që nuk dinë të vlerësojnë thelbin, por nxitojnë të brohorasin autorin e saj.

Thelbi i këtij akti ishte vërtet i rëndësishëm për një vend të vogël si Shqipëria. Ai ishte përtej mirënjohjes me fjalë për gjendshmërinë që Italia ndër vite, e së fundi edhe për goditjen nga tërmeti, ka treguar ndaj nesh. Ishte një shenjë e bukur në këto kohëra izolimi, kur po vihet në pikëpyetje solidariteti ndërnjerëzor, se vlerat humane që kemi ndërtuar mes shteteve duhet të mbijetojnë. Një mesazh nga një vend i vogël, që mund t’i vlejë edhe botës, e cila tenton të mbyllet brenda halleve të secilit vend sa herë përballet me kriza të tilla. 

Shqipëria, nëse doni edhe falë Edi Ramës, shënjoi një gjurmë në ruajtjen e këtyre vlerave. Le t’i lëmë të tjerët të flasin për ne. Përndryshe do t’u ngjajmë atyre provincialëve që kur qerasin dikë në tavolinë, e merr vesh i gjithë fshati. Lideri duhet të jetë i qetë se aktin do ia vlerësojmë, pa qenë nevoja ta përmendim orë e minutë, pa qenë nevoja për komente si ato që propozojnë të bëhet president i Komisionit Europian apo glorifikime që rrezikojnë ta kthejnë në karikaturë gjestin e madh të 30 mjekëve shqiptarë. Na lini të ndihemi mirë, qoftë edhe një herë të vetme, kur Edi Rama sillet si kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

©Lapsi.al

42 Comments

    1. U qiu robt Shkullaku dhe Bushati ju Raminjve, spo u ze as gjumi nga frika se po u prishin imazhin gazetaret me te njohur dhe me te pakorruptuar qe kemi. Kjo dmth qe po bejne pune te mire,meqe raminjte po shqetesohen kaq shume nga shkrimet e Lapsit. Bravo Lapsi

    2. Po u plas zemra nga urretja qe Kane ndaj rames ketyre te pd-se.Ajo qe ka bere Rama me mjeket dhe infermieret do mbetet e paharruar dhe gjeja me e bukur qe Ka bere me gjithe Keta vite qeverisje.Bravo dhe atyre qe Kane shkuar ne itali,duke marre persiper edhe riskun e infektimit apo larg qofte vdekjes.Dhe dicka …mos filloni te germoni shume ne biografie e mjekeve dhe infemiereve qe iken ne itali.E di se do e Beni kete,se skeni nga sulmoni ramen per kete qe beri.por nuk do ia arrini.

  1. Por MATEMATIKA, e cila nuk eshte nje opinion, MENDON NDRYSHE.
    Sa paguhet nje mjek apo nje infermier shqiptar ketu? Besoj rreth 40mije-65mije leke te reja(afro400-550 euro) ne muaj
    Sa paguhen mjeket ne Evrope/Itali, aty ku edhe po cohet ndihma e vogel simbolike ne njerez?
    Kush i paguan mjeket e infermieret dhe sa? Shteti shqiptar me taksat e shqiptareve te mjere, me nje rroge te shpallur paraprakisht nga Rama 2500euro per infermieret dhe 3000 per mjeket?
    Sa familje ne nevoje dhe ne pike te hallit ka Dhwiperia sot dhe cfare asistence minimale marrin? Sasine nuk e di por marrin rreth 25-50 euro ne muaj.
    Sa mjeke e infermiere u ikin shtetit shqiptar ne vit ne Evrope e matane Evropes? Ku i kryejbe kryesisht studimet? Sa paguajne nen dore per te zene nje vend pune ne Shqiperi pas studimeve per infermieri e mjekesi???
    Sa familje mund te shuanin urinê me shumen totale te 30 te medhenjve heronj te vegjel?
    Me keto shifra qesharake po e genjejme veten dhe Italine ne kete triumf brekegrisur?????

  2. Një dredhi e kryeministrit Edi Rama. Kështu e quan ish-ambasadori italian në vendin tonë në vitet ’90, Paolo Foresti, dërgimin nga Shqipëria të 30 mjekëve dhe infermjerëve në vendin fqinj.

    Përmes një letre publike për kryeministrin italian Giuseppe Conte, ish diplomatri shkruan ndër të tjera se ky i fundit do të bënte më mirë për të ndaluar trafikun e drogës me Italinë, e cila sipas tij, përdor sistematikisht atë për xhepat e veta dhe për të blerë votat shqiptare.

    LEXO EDHE:
    Ndarja nga jeta e Manolis Glezos/ Meta: Shqiptarët humbën një mik të fqinjësisë së mirë
    Më tej diplomati kujton edhe procesin gjyqësor të humbur nga shteti shqiptar ndaj Becchettit, një shumë prej 140 milionë eurosh, të cilën sipas tij e pësoi për shkak se Rama mbylli të parin televizion italian në Shqipëri sepse kritikoi punën e e tij dhe të qeverisë.

    Letra e plotë:

    “I dashur Giuseppe,

    Edi Rama do të bënte më mirë për të ndaluar trafikun e drogës me Italinë, e cila përdor sistematikisht atë për xhepat e veta dhe për të blerë votat shqiptare. Unë besoj me vendosmëri se një Evropë që pranon vendet nën një grusht shteti të bardhë të qeverisur nga një krim i zakonshëm, një Evropë apo një Itali pre e mashtrimeve si efekti i një krimineli të përbashkët dhe më mirë që ai pushon së ekzistuari.

    Jo për veprimet në gërvishtjet e emocioneve, edhe nëse ato janë fisnike, por një reflektim i thellë dhe shumë i kujdesshëm mbi situatën e turpshme të qeverisë italiane e cila përdoret në një veprim të efektit nga një mjeshtër piper mashtrues me emrin Edi Rama.

    Edi Rama krijoi një borxh prej 350 milion për Shqipërinë shumë të varfër për gjyqet e humbura në Strasburg nga vendimet antikushtetuese për sekuestrimet pa kompensim të pronave private dhe publike për t’i dhënë oligarkëve të tij në formën e kontratave pa asnjë tender.

    Në Shqipëri ka rrugë që kushtojnë dy herë më shumë sesa ato franceze dhe gjermane.

    Unë nuk jam në komeditë napolitane të bëra nga harlequins që e bëjnë një audiencë mesjetare të qajë dhe të qeshë.

    Kohët e fundit populli heroik dhe shumë i pasur i Shqipërisë duhet t’i japë Beçhetti 140 milion, sepse Edi Rama, pronar i TV ERTV (Edi Rama TV), mbylli TV e parë italiane në Shqipëri sepse errësoi dhe kritikoi punën e delikuentit Rama.

    Le të mos gëzohemi dhe të mos hamë me një lugë boshe”…

    Paolo Foresti ka mbajtur detyrën e ambasadorit të Italisë në Shqipëri gjatë viteve 1993-1997 dhe është një ndër miqtë më të mirë të vendit tonë në shtetin apenin.

  3. Vleresoj gjestin human te mjekve e infermjerve..qe moren persiper rrezikun per jeten.pertej lodhjes qe do provojn e sakrifoces qe ndermoren..te tjere bolle u lodhen duke perfituar nga lavdie e te tjreve …te bejne ndonje gje per njerzit qe ulerasin per buke..se ithone ketej nga jugu i miri botes e i ligu shtepis. s’te ka njeri sevdan boll bene karagjozi

  4. Pervec te tjerash, kam pershtypjen se ata mjeke e infermiere te rinj kane pranuar te shkojne prane vatres se rrezikshme edhe sepse mbase pretendojne qe neser me vone te punesohen orane te njejteve spitale, te pakten ne te njejtin shtet, ku dinjiteti profesional eshte i mirepaguar dhe po ashtu i garantuar!

  5. Faktet jane te qarta. Mjeket nuk u derguan prej Rames sepse ishin vullnetare te pakten sipas fjaleve, por edhe sikur te kene shkuar me urdher te Rames, nuk eshte ndonje merite e ketij te fundit sepse eshte e kollajte te urdherosh te tjeret, por nuk mund te marresh meritat. Para disa ditesh, Felipe i Spanjes shkoi ne nje spital per te vizituar mjeket dhe u fut edhe ne pavion per te pare te semuret, askush nuk e konsideroi gjest heroik, por u konsiderua gjest humanitar dhe qe ndihmon ne ngritjen e moralit te mjekeve dhe pacienteve. Rama, me te vertete eshte futur ne shtepite e shqiptareve nga 10 ore ne dite, por vetem nepermjet televizioneve duke i bere te pashikueshem televizionet shqiptare. Rama me te vertete premtoi nje ndihme ekonimike per njerezit ne nevoje, por kjo ndihmr ka mbetur ne leter njelloj si ato gjerat madheshtore qe paraqet ne videot famoze tredimensionale. Rama deri me tani eshte lavderuar per cdo gje sikur ai i di te gjitha, sikur merre vesh nga te gjitha, sikir po te mos ishte ai shqiptaret tani do te ishin duke vdekur me mijra dhe Shqiperia nuk do ekzistonte pa te, kur ne fakt mbi 10% e popullsise shqiptare eshte larguar nga vendi bauar ne shifrat zyrtare vetem ne saje te qeverisjes se tij skandaloze. Po le te kthehemi tek personeli mjeksor qe shkoi ne Itali. Asnje nga ata nuk u mburr se po shkonte te shpetonte jete ne nje vend qe ka shume nevoje per momentin, asnje nga ata nuk foli ne televizion, por nuk mungoi te fliste Rama e te mburrej me ta, te mburrej me pagat e tyre qe po paguhen me taksat tona dhe, qe po te besh nje llogari te thjeshte jane po aq sa ka paguar Rama per te bere nje foto me Obamen. Shkurt, pagesa e mjekeve me leket tona, eshte po aq sa shuma e paguar per foton me Obamen nga xhepi i vet per t’u mburrur. Ka edhe dicka tjeter, kur ra termeti ne Shqiperi, erdhen nga Italia dhe e gjithe bota, por askund nuk nuk u percollen nga keyeministrat vendas dhe askund nuk u deklarua se sa do te paguheshin. Kjo ka ndodhur 4 muaj me pare dhe kater shekuj me pare qe te mos mbahet mend. Rama eshte nje njeri qe e tregoi veten dhe ka vetem tri veti, eshte i gjate, zhgarravit dhe mashtron, mashtron, mashtron… Vetem mashtron dhe nuk ben asgje tjeter. Ndoshta edhe do te beje dicka, por nuk di, nuk ia ka idene sepse eshte vetem nje injorant megalloman dhe asgje me shume.

    1. Dihet vetem qe do te paguhen 3000 euro mjeket dhe 2500 infermieret, te cilet Italia sapo i klasifikoi te papershatshem sepse nuk dihet c’specialitet kane dhe per cfate mind te vlejne.
      Eshte si te vije dikush nga tribuna dhe t’i kerkoje trajnerit ne nje finale futbolli te fuse dike te panjohur nga tribuna vetem per faktin se e pelqen shume futbollin dhe eshte i fresket

  6. PO TI LEXONI GAZETARET E TREDHUR NGA EDI RAMA ,THUA SE U NDALUA SMUNDJA FARE NGA EDI RAMA, KAM DEGJUAR SE EDI RAMA KA KERKUAR PER LIRIMIN NGA BURGU PER GERON XHAFAJ DHE KUSHERINJET E SAIMIR TAHIRIT -HABILAJT NGA BURGU,,YMER GELBAZA E MBAN LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES DHE THOT EDI RAMA PRESIDENT I PARLAMENTIT EUROPIAN HAHA HAHA

  7. Fakti qe personeli mjeksor shqiptar ka shkuar ne Itali pa dokumentacion per specializimin, tregon qarte se gjerat jane bere shkel e shko vetem per propagande. Kete besoj qe nuk e ve ne dyshim asnjeri

  8. maloket e Saliut po vdesin nga marazi hahaha eshte qef ti shofesh duke ngrene veten me dhembe fillo qe nga ky kari Shullazi e deri te bolja Bushati

    1. Emer te bukur te paska vene Kristaqi ty bastard bolshevik – “Italia”
      Do te te kete ngjizur me ndonje kurve italiane me siguri, piccolo froccio

  9. Ajo qe me shqeteson eshte fakti se ata mund te semuren atje dhe largqofte dikush mund te nderroje dhe jete sic ka ndodhur me mjeke italiane dhe do ti varrosin me kamiona, ku me pas do ishte nje skenar per filmin “Gjenerali i doktoreve te vdekur”. Lexoni o qorra mavi se cfare thore nje nga diplomatet e karrieres Paolo Foresti

  10. Shkullak patatja ,ngele provincial ne te menduar,ne te folur ,ne te ecur dhe ne te ngrene.
    Rama eshte kryeministri me lypsar i botes duke perdorur ato qe te tjeret nuk i kane,gjuhet e huaja,akademizmin,formimin letrar europian.,,sportin e sidomos futbolli,findet ne te folur,idiotizmin e lypjes,seksin e mirefillte e te tjera..(Shkullak ti nuk ke asnje nga keto vet pervecse shkon ne hale me ibrik ne dore ,je nje hajvan fshati i konvertuar ne mesues filloreje)
    Shkuarja e 30 mjekeve shqiptare ne Itali eshte dicka e re per europen,aq me teper qe Shqipetaret ´´dallohen´´´’me gisht.Qeveria Italiane dhe shtypi e mirepriten shume ngrohte kete gjest shume te mire qe vjen nga nje vend i varfer,Absolutisht qe Rama ka edhe ai pjesen e tij te luanit´,dhe natyrisht Rama do ti beje reklame vehtes. I takon,
    Te ishte per tipa te dhjere si Shkullaku asnje mjek apo mjelse nuk do te punonte,sepse do vegjetonte .

    1. akademizmin? hahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh O kar ai eshte nje mesues vizatimi , ca lesh akademiku eshte ai. Ik se le nam.Shkruan per Ramen sikur te jesh Rama vete. Se do jesh nje i aferm gjaku i Rames ,se luan topi.Linda kurva? Greg kari? Rri o palle se do ta gresh imazhin e Rames me zor.Nuk te ecen me, ja beji zgjedhjet sot dhe po nuk kapu as pragun elektoral partia socialiste. Ja veme bast po te duash

  11. Postimi i plotë i Elona Caslli-t:

    Sipas protokollit europian Ogerta Ogerta, para se të fotografoje veten dhe mjekët në aeroport, duhet të kishe shqyrtuar fillimisht dosjet e tyre. Në ligjëratë të drejtë Ogerta, duhet të kishe ditur paraprakisht që; Kur një institucion lidh një marrëveshje bashkëpunimi me një institucion tjetër, në kohë pandemie ose jo, brenda marrëveshjes përcaktohen edhe disa kritere, që duhen përmbushur si; Fusha e studimit, cikli i programit të studimit, niveli i gjuhës së huaj.

    Sipas protokollit europian, Ogerta, kandidatët dorëzojnë një dosje që përmban, të gjitha të dhënat e duhura për çdo kandidat. Dosja dhe materiali në të, duhet të dorëzohen në gjuhën e vendit pritës (në rastin konkret në gjuhën italiane). Dosjet e kandidatëve, Ogerta, shqyrtohen fillimisht nga një komision vlerësues ngritur në Shqipëri dhe përzgjidhen ata kandidatë, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në marrëveshje nga vendi pritës (në këtë rast Italia).

    Pasi përzgjidhen kandidatët fitues Ogerta, gjithmonë sipas protokollit europian, vendit pritës i dërgohet dokumentacioni që përmban dosjet e fituesve me të gjitha të dhënat, ( të cilat janë dorëzuar në gjuhën e vendit pritës që në fazën e aplikimit).

    Dosjet e fituesve shoqërohen me një shkresë përcjellëse e cila mban të dhënat e mëposhtme;

    – Përbërjen e komisionit vlerësues në Shqipëri

    – Kohën që iu desh komisionit për të përzgjedhur kandidatët fitues.

    – Sistemin e pikëve që u përdor për vlerësimin e çdo kandidati

    – Renditjen e kandidatëve sipas pikëve. Kjo shkresë firmoset nga titullari i institucionit, Ogerta dhe shoqërohet me vulën institucionale.

    Nëse do ta kishe bërë këtë Ogerta, vendi pritës, Italia në këtë rast, do të kishte një informacion paraprak për mjekët dhe infermierët që ke dërguar dhe nuk do të detyrohej që në kohë pandemie, të kryente intervista me ta, për t’i gjetur vendin se ku duhet të shërbejnë.

    Ka shumë punë para fotos në Rinas Ogerta dhe kjo punë duhet bërë siç duhet, që Shqipëria të identifikohet denjësisht në kontekst europian.

    Post Scriptum- Megjithatë Ogerta, mos u shqetëso! Në foto ke dalë bukur.

    1. Mesa dijmë, kjo “Ogerta” që Rama nga një nëpunëse e dikurëshme në Bashkinë e Tiranës, e bëri drejtoreshë spitali e më vonë ministre shëndetësie, nuk e ka fare idenë e mjekësisë pasi ka studiuar për një degë tjetër që nuk ka fare lidhje me mjekësinë. Në mos gaboj, ajo është edhe një nga “hejdutet” e verifikuara të doktoratës.
      A mund ta bënte ajo përzgjedhjen e “vullnetarëve” punonjës të shëndetësisë që mund ti përgjigjen kërkesave profesionale, për të ndihmuar në tragjedinë e Lombardisë ?
      Nga sa është deklaruar, asnjeri nga këta 30 “vullnetarë” nuk është marë në Shqipëri drejtë për drejtë me problemin e epidemisë së Covidit.
      Ndërkaq, nëse qeveria shqiptare apo qoftë edhe opinioni publik shqiptar në përgjithësi, ka pasur të drejtën për të evidentuar kontributin e mjekëve e infermierëve emigrantë shqiptarë në Itali, që nuk janë vetëm 30 persona por qindra e ndoshta mijra që janë përballur me tragjedinë jo vetëm të Lombardisë, por edhe të gjithë Italisë.
      Kam dëgjuar që liderë politikë italianë që mga kryeministri Conte,i kanë bërë një mbivlerësim të madh, ardhjes së këtyre 30 “vullnetarëve” si një vepër humane e Edvin Ramës.
      Por nuk kemi dëgjuar që ndonjeri prej tyre të përmendë kontributin e madh të qindra emigrantëve shqiptarë , punonjës të shëndetësisë, që me të vërtetë krahas kolegëve të tyre italianë, duhen vlerësuar si heroj e një pjesë e tyre janë infektuar nga virusi apo kanë rrezikuar edhe jetën.
      Po flitet kaq shumë për gjestin e këtyre 30 personave që vërtetë duhet përshëndetur, ndonëse akoma nuk kanë filluar nga puna, por a nuk do të ishte më e drejtë e më njerëzore që me transparencë të jepj një informacion i plotë edhe për ata mbi 400 mijë shqiptarë që kanë punuar e po punojnë në Itali e midis tyre edhe çunonjësit e shëndetësisë ?
      Për të thënë të vërtetën, duhet të pranojmë se Rama, megjithë retorikën e tij prej alabaku në komunikimin publik, është mjeshtër i propogandës e i evidentimit të protagonizmit të tij kallp politik.
      Veçoj në këtë show që bëri me përcjelljen e 30 “vullnetarëve” vetë personalisht në Aeroport, edhe djallëzinë për të prekur telat e italianëve të ndodhur në këtë situatë tragjike, duke përmendur faktin se ndonëse “Europa” ja mbylli kufijtë ndihmave Italisë, është Shqipëria e tij që po ndihmon pas Kinës, Rusisë e Kubës haptas duke aluduar që Gjermania nuk e bëri këtë.
      Nëse Shqipëria ka në Itali rreth 400 mijë emigrantë, me aq sa kam lexuar në mediat italiane e më gjërë, në Gjermani, Angli e gjithë Europën perëndimore mund të ketë , pa llogaritur SHBA, rreth 4 milionë emigrantë italianë.
      Italia ka potenciale shkencore, kulturore, ekonomike e industriale e hyn në 7 vendet më të zhvilluara të botës.
      Si shpjegohet fakti se Gjermania përballoi më mirë krizën e rëndë ekonomike të 2008-ës e po përballon edhe tani krizën e pandemisë , kur Italia e vende të tjera europiane me qeverisje të majta shkuan drejtë falimentit me krizën ekonomike, apo përjetojnë tragjikisht pandeminë e Covid-19 ?
      Edhe Shqipëria në krizën ekonomike arriti të mbajë shifrat qoftë minimale të rritmit të zhvillimit ekonomik, e kur Berisha e përmendi këtë fakt, Rama e socialistët shqiptarë filluan të tallen duke e komentuar Berishën sikur ai e krahasonte Shqipërinë me Gjermaninë.
      Pra ky realitet, është një tregues i kjartë që qeverisjet e majta kanë dështuar edhe në Europë krahasuar me qeverisjet e djathta.
      Si përfundim mund të thuhet se Rama i ndërgjegjshëm se Gjermania nuk i ha propogandat e tij bajate, e në proçesin e integrimit ja bëri të kjartë atij se pa plotësuar kushtet elementare të shtetit ligjor demokratik, nuk mund të futet as në proçesin e fillimit të negociatave, me një të shtënë kërkon të vrasë dy zogj.
      Të tregojë mllefin e tij ndaj Gjermanisë, e të nxisë “dashurinë” e politikanëve të majtë të korruptuar italianë për vete.
      Shkullaku nuk ka sepse i vjen anash shout të fundit të Ramës, duke e paraqitur si një gjest solidariteti human, por ta shohë e analizojë me realizëm politikën në tërësi.

    2. Pse mendon se i ka derguar Ogerta ata ne Itali, mendon se vendimi eshte marre nga Ogerta? Ka Ogerta apo kushdo tjeter fuqi vendimarrese ne kete vend?

      1. Paske veçuar nga komenti im , vetëm “Ogertën” sikur të ja kisha vënë të gjitha fajet asaj.
        Sigurisht që po ti hyhet analizës së marrëzive të Ramës në qeverisje, “Ogerta” nuk është e vetmja përzgjedhje e tij e gabuar, apo qenka ajo që ka bërë zgjidhjet e gabuara.
        Mjafton të dëgjosh vetëm një nga ato fjalimet e stërgjatura të mbushura me fjalën “unë” të Ramës, se kush është autori i të gjitha marrëzirave.

  12. Jo vlersimin tim nuk e meriton. do kujtohet si nje amoral ekzemplar nje hajdut ordiner qe mbushi me drog italin dhe gjith dynjan . dhe nje qenie cinike. kjo eshte per ata qe nuk i shkojn pas nje hici…..se hici eshte hic e sdo te thot asgje. ky km eshte nje cinik i mjer.

  13. Perse nuk poblikohen emrat e mjekeve dhe infermiereve qe shkuan Itali ? Kam mendimin se nje pjese e tyre do jene PA atesim perkates osé jo te afte profesionalisht . Italia kete e di per kete aresye do i mari ne provim , kjo spjegon faktin se perse nuk u cuan dosjet e tyre . Ky kryeM….. per shou , per propoganten e shpifur e te neveriteshem eshte gati te beje cdo gje

  14. pupupu sa te ligj qe jemi. sa vrer kemi ne shpirt. filluan ti bejne biografine mjekve qe vajten me itali tani

    o zoti madh futja kovidin amu ne gjuhe ktyre gjarperinjve qe na nxine faqen

    1. Jo “ligësi” por është krim që në një situatë të tillë të fshehësh të vërtetat apo të bësh autopropogandë.
      Mungesa e transparencës kërkohet të shitet si kujdes për mos përhapjen e panikut, por nuk ka besoj kaq shumë budallej në Shqipëri që të mos ta kenë kuptuar, se nëse çdo ditë bëhen maksimalish 150 testime, ky është tregues se mungojnë mjetet e testimit.
      Nuk ka asgjë të keqe nëse ju thuhet njerëzve kjo e vërtetë, ashtu siç po bëhet edhe në vendin më të fuqishëm të botës, SHBA.
      {shtë fakt që kjo pandemi i gjeti të papërgatitur me mjete mbrojtëse të gjitha vendet e botës, jo më ato më të varfërat, por edhe shtetet më të pasura..
      Duke parë që në vendet e zhvilluara bëhen me mijra testime në ditë e në Shqipëri bëhen me pikatore,
      e qeveria nuk e thotë hapur se kemi mungesa, por gënjen se i kemi marë të gjitha masat, krijohet mosbesimi ndaj qeverisë e mosbesimi e shton panikun.
      Duke dëgjuar një kryeministër që kërcënon qytetarët se do ti ndëshkojë apo do ti fusë me dhunë në shtëpi, dihet që çdo veprim i dhunshëm sjell edhe përgjigje apo veprime të dhunëshme nga qytetarët, veçanërisht kur e ka humbur besimin se ai thotë të vërtetat.
      Në këtë pandemi botërore, personat më të ekspozuar ndaj infektimit nga ky virus, janë padiskutim ata që përbëjnë armatën e shërbimit mjeksor e veç tyre janë edhe policia, ushtria, personeli i shërbimit publik, që nga shitësit e deri tek pastruesit e rrugëve, e pse jo edhe qeveritarët.
      Detyrimisht për gjithë këtë kategori të personave më të rrezikuar, duhej të bëhej veçanërisht për mjekët e infermierët, jo vetëm një testim, por testim i përjavshëm.
      Sa është numuri i përgjithshëm i kësaj armate të rrezikuar ?
      Nuk thuhet me transparencë por janë sigurisht me mijra.
      Ja e gjetëm zgjidhjen që dhjetra e qindra mijëra shqiptarë në pamundësi për ti testuar të gjithë, po detyrohen që të karantinohen në shtëpi.
      Por që njerëzit e veçanërisht të moshuarit me sëmundje të tjera apo familjet e varfëra, veç izolimit të tyre në shtëpi , duhet të ketë mijra punonjës të shërbimit publik që të përkujdesen për ta.
      Ju ruat izolimi të gjithëve, nëse shteti nuk ka mundësinë të ekzaminojë e testojë disa herë sëpaku punonjësit e shërbimit mjeksor, të cilët në vënd të “ndihmojnë” mund të bëhen bartës e përhapës të epidemisë. Nëse ky realitet ju thuhet njerëzve hapur, pa u mburur duke gënjyer se “i kemi marë të gjitha masat”, ata e mbledhin mëndjen e vetëndërgjegjësohen për të ruajtur veten e të afërmit.
      Fundi i fundit dreqi e mori, nuk ka asgjë të keqe që ta thuash hapur se gabuam e nuk i morëm masat me kohë për të porositur mjetet mbrojtëse e të testimit, e tani në kushtet e përhapjes së pandemisë e kemi të vështirë ti sigurojmë pasi mungesa ka në të gjitha vendet.
      Përse duhet të fshihesh pas gishtit ?
      Mund të mashtrosh ndonjë Tur apo ndonjë naiv tjetër, por jo një popull të tërë sikur e gjithë Shqipëria të ishte një kopësht i madh fëmijshë

  15. Bravooo,,,,SIERRA LEONE ndihmon ANGLINE me mjeke,,,,,,a e kuptoni se ku jemi, e se c;propagande ben ky gjatoshi per kostumin e tije?

  16. Bravooo,,,,SIERRA LEONE ndihmon ANGLINE me mjeke,,,,,,a e kuptoni se ku jemi, e se c;propagande ben ky gjatoshi per kostumin e tije?

  17. Turi pi ilacet se nuk je mire. Nuk eshte ceshtje vreri por ka rregulla per dergimin e personelit mjekesor pasi deri tani njeri doli qe kishte punuar ne nje stacion karburanti ne Vore si pompist, dhe ne e derguam si infermier thjesht per propagande

  18. Qazim Ismaili është pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali. Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali.

    Vetë Ismaili, i kontaktuar nga Dosja.al, pranon se ka qenë pompist në një karburant, prej pesë vitesh. I kontaktuar përmes Whatsappit, Qazim Ismaili, pranon se ka punuar pompist për 5 vite pranë Karburant Kastratit në Vorë. Më herët, thotë ai, ka patur eksperienca pune si vullnetar në qendra private, por kurrë si infermier i licensuar, pasi siç tregon edhe vetë, licensën e ka marrë në vitin 2017.

    “Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017”-tregon ai.

  19. I pa emer!

    Leri Shero pordhet se s´te kane lezet..
    Shko futu tek jot om qe te gjesh nje emer.Kopil ose qelbesire.

  20. Shkullak, ne keshtu rastesh do ish me mire te mos thuash asgje.
    Je kaps vllai, e kupton a jo?

  21. Mos u merrni me Qazim Ismailin sepse nuk eshte ai problemi. Qazim Ismaili ka patur nje ose me shume qellime qe ka shkuar ne Itali, pak rendesi ka, por veprimi i tij eshte human, qofte edhe nese e ben vetem per rroge se ka femije per te rritur. Pra duhet vlersuar sepse eshte i treguar i gatshem per te shkuar duke rrezikuar edhe jeten e vet qofte edhe vetem per te siguruar buken e gojes per femijet e vet. Atij i lumte, atij dhe 29 te tjereve qe kane marre guximin te shkojne ne nje nga zonat me te goditura nga covid 19. Por ketu kemi nje komandant te pergjithshem te luftes kunder covidit qe mburret me sakrificat e te tjereve dhe merr persiper meritat dhe kjo kalon cdo mase. Vetem per t’u mburrur, per te dale hero i situates, nuk le gje pa thene dhe pa bere. Por si kryekomandant i paafte dhe i pashkolle qe eshte, ben gabime te njepasnjeshme. Te mburrt se ka derguar nje person qe ka bere nje kurs per fizioterapi si infermier ne vijen e pare te luftes eshte njelloj sikur nje gjeneral ne lufte te vertete, t’i jape nje avion nje xhenieri dhe t’i kerkoje qe te bombardoje llogoret e kundershtarit meqe xhenieri di te ndertoje llogore. A mund te levdohet nje gjeneral i tille?

  22. O- njerez-ai kini pare apo jo dite per dite , ku dalin nje e nga nje ne ekranet bythlepirse te -Drogaxhiut-ata qe na I percollen si mjeke dhe infermiere ne Itali dhe po hiqen sikur Italianet e mposhten -koronavirusin -ne saj te ketyre.Lind pyetja;keta mjeke dhe infermiere jane apo korospodente te -ERTV-se?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu